LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestuesit nxjerrin jashtë selisë Bejkon/ Erla Mëhilli: Turma është e pamenaxhueshme

8 Janar 2022, 10:23, Politikë CNA
Protestuesit nxjerrin jashtë selisë Bejkon/ Erla Mëhilli: Turma

Provokimi i eksponentit të PD Roland Bejko ndaj protestuesve solli edhe incidentin e parë në selinë e PD.

Për eksperten e komunikimit, Erla Mëhilli, turma është e pamenaxhueshme, ndërsa shpreson që protesta sot të mbyllet me incidente të vogla.

Në një intervistë për Euronews, Mëhilli shtoi se PD është e ndarë në dy grupime.

?Unë nuk do ti ndaja mbështetësit në mbështetës të zotit Basha apo të zotit Berisha. Sigurisht që për mua ata janë demokratë por të ndarë në dy palë. E dëgjova zotin Bejko,  sigurisht që incidenti është për tu dënuar,  por unë të them të drejtën e pres që dita e sotme të jetë e tillë dhe shpresoj të mbyllet me incidente të vogla.

Turma është e pamenaxhueshme dhe nuk është racionale. Është vështirë të dialogosh me njerëzit. Nuk ka ndodhur kurrë as në 97 as kur është vrarë Azem Hajdari që PD të blindohet për anëtarët e vetë apo kundërshtarin?, tha Mëhilli./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga