LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta në selinë blu/ Berisha: Ishte tërësisht paqësore!

8 Janar 2022, 17:35, Aktualitet CNA
Protesta në selinë blu/ Berisha: Ishte tërësisht

Lideri i demokratëve Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat pas protestës së mbajtur ditën e sotme në selinë e PD.

 

Berisha theksoi se ishte një protestë paqësore e cila kishte për detyrë që të hapte dyert e blinduara të selisë. Ish kryeministri shprehu nderim për të gjithë protestuesit dhe guximin e tyre.

 

?Binomi Rama-Basha të shndërruar në një, i cili dështoi për të mbajtur selinë me vrasës e trafikantë dhe banditë. Ishte një skenar i parapërgatitur narko bandit me uniformë. Dhuna dhe terrori policor i paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot protesta madhështore e demokratëve ishtë tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduara të mbyllura nga Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha . Në fakt protesta i hapi dyert, shpreh nderim të madh për të gjithë ata protestues?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga