LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet Basha-Berisha/ Reagon Rama: Tashmë jeta ime është thjesht një komedi

8 Janar 2022, 18:24, Aktualitet CNA
Përplasjet Basha-Berisha/ Reagon Rama: Tashmë jeta ime është

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të shkarkuar të PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

 

Rama ka një thirrje për demokratët kur sheh se si të dy ata e akuzojnë se kush ishte shërbëtori i tij.

 

?Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet?, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga