LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD kthehet në “skenë krimi”/ Ish ministri: Basha i zënë në flagrancë, prokuroria të mbërthejë të pandehurin kronik

8 Janar 2022, 16:24, Politikë CNA
PD kthehet në “skenë krimi”/ Ish ministri: Basha i

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar sot kundër demokratëve në protestën për të hyrë në shtëpinë e tyre.

Manjani iu ka kërkuar prokurorëve që të fiksojnë me profesionalizëm çdo gjë, nga gazi lotsjellës, tek personat që ishin prezentë në seli, e deri tek ndërhyrja e policisë.

Sipas Manjanit Prokuroria e Tiranës duhet të jetë më e motivuar të mbërthejë të pandehurin kronik Lulzim Basha, pasi sot ai është i zënë në flagrancë brenda skenës së krimit që kreu me gjakftohtësi.

?Nëse në selinë e PD ka vërtetë prokurorë që po bëjnë kqyrje, u kërkoj të fiksojë me kujdes dhe profesionalizëm çdo gjë.

Veçanërisht kush hodhi gaz?  I ç?natyre ishte ai gaz, helmues apo lotsjellës? Kush dhunoi kë? Kush janë personat që ishin prezentë në seli, përtej dyerve të blinduara?

Kur ndërhyri policia dhe me urdhër të kujt? Nëse prokuroria do ta bëjë këtë punë e ka mundësinë ta bëjë tamam. Ta rrethojë atë godinë/skenë krimi dhe ta kqyrë tamam.

Prokuroria e Tiranës duhet të jetë edhe më e motivuar ta mbërdhejë të pandehurin kronik Lulzim Xhelal Basha, që gjithmonë ka shpëtuar me procedurë të stisur.

Sot ai është i zënë në flagrancë brenda skenës së krimit që kreu me gjakftohtësi.  Nëse ju shpëton edhe këtë herë, lëreni atë punë më mire?, shkruan Manjani në postimin e tij./A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga