LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD është shtëpia e lirisë/ Protestues nga Saranda, Lushnja e Lezha vërshojnë drejt Tiranës

8 Janar 2022, 08:36, Aktualitet CNA
PD është shtëpia e lirisë/ Protestues nga Saranda, Lushnja e

Sot në orën 12:00 pritet të fillojë protesta kombëtare për ?Shtëpinë e Demokratëve?.

Ndërkohë, mësohet se qindra demokratë janë nisur me autobusë dhe makinat e tyre për të protestuar në mbështetje të thirrjes së liderit historik të PD, Sali Berishës.

?Lumë? protestuesish janë nisur nga Saranda, Lushnja dhe Lezha, për të qënë në protestën kombnëtare, para selisë së PD.

Po ashtu edhe nga Korça dhe Vlora janë nisur qindra demokratë.,

Nga rrethi i Lushnjës do të shkojnë në Tiranë rreth 800 anëtarë të PD, në përgjigje të thirrjes së grupit të rithemelimit për të qenë prezentë në protestë. 600 janë anëtarë të PD-së së degës Lushnjë dhe 200të degës së Divjakës.

Po sot, nga nga Saranda drejt Tiranës janë nisur  rreth 100 demokratë.  Transporti i tyre është bërë  me mjete private.

Gjithashtu, nga Lezha, qindra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së janë duke mbërritur në Tiranë.

Nisja është bërë nga çdo njësi administrative e Lezhës dhe është njoftuar se do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish nga kjo degë./CNA.al

Lajmet e fundit nga