LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mëhilli komenton protestën/ “Ky është slogani i ri, çfarë tregon ngujimi i Bashës”

8 Janar 2022, 13:40, Politikë CNA
Mëhilli komenton protestën/ “Ky është slogani i ri,

Ekspertja e Komunikimit dhe drejtuesja e emisionit Now Erla Mëhilli ka bërë një rezyme të protestës së mbajtur sot në selinë e PD.

Nga studio e lajmeve të Euronews, Mëhilli deklaroi se të gjitha veprimet e Bashës për bunkerizimin e PD nuk tregojnë fitore ndaj palës tjetër, por të kundërtën.

Sipas saj, slogani i ri do shkojë në rithemelimin e PD dhe në shkrirjen e Edi Ramës.

?Duke dëgjuar atë çka po thoshte zoti Berisha për faktin që e kanë cilësuar tani PD si një parti të marrë nga Rama duke qenë se është Policia e Shtetit aty. Më duket sikur slogani i kësaj lëvizje do shkoj avash avash nga “Të rithemelojmë PD” në “Të shkrijmë partinë e Edi Ramës”. Ashtu më duket sikur do jetë e ardhmja. Të mbyllesh brenda një partie nuk më duket fitore nga ana e zotit Basha.

Por mendoj gabim taktik edhe nga ana e zotit Berisha dhe e gjithë të tjerëve mbështetësve të tij,  që të tentosh të hysh në PD duke gjuajtur me shula,  drunj apo nuk e di çfarë ishin. Mund te ulesh rreth e qark PD dhe e nxjerr zotin Basha ashtu si zoti Berisha e tha ditën e djeshme me pekule,  me këngë e valle se do dalin një ditë nuk do bëjne grevë urie brenda PD-së?, tha Mëhilli./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga