Connect with Us

“Me kë tallet ky?”/ Kokalari i përvishet Tomor Alizotit

Politikë

“Me kë tallet ky?”/ Kokalari i përvishet Tomor Alizotit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar deklaratat e deputetit Tomor Alizoti, i cili është shprehur se për krizën në të cilën ndodhet sot PD si Basha dhe Berisha janë bashkëfajtorë.

Pas kësaj deklarate, ka regauar Evi Kokalari, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se ky qëndrim i Alizotit  është i planifikuar.

Aktivistja shkruan se ai nuk e ngriti zërin javën e fundit kur pa që PD po blindohej, ndërsa sot i nxjerr të gjithë fajtorë.

LEXO EDHE:  Paranoja e Lulzim Bashës me përgjimet

Ky momenti i daljes së Tomor Alizotit s’më pëlqen fare. Është e qartë që është i planifikuar. Pse nuk e ngriti zëri javën e fundit kur pa që PD-ja blindohej? Tha gjë t’i sjellim palët të bëjnë kompromis apo çfarëdo tjetër që mund të donte të thoshte?

E pra, sonte doli dhe i nxorri të gjithë fajtor. Tomor vetë na del hero!! Me kë tallet ky?”, shkruan Kokalari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Alizoti ‘i zhgënjyer’ nga Basha: Ky akt të fundosi sot përfundimisht në sytë e mi!

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, ka reaguar për zhvillimet e sotme në selinë e PD, ku mercenarët e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha dhunuan demokratët.

Për Alizotin, Basha duhet të largohet, ndërsa Berisha të kontribuojë për demokratizimin e partisë.

“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Cdo demokrat që e ka parë atë skenë sot, është që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht”. Për cfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina?

Për cfarë duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është aktual në PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokur.



LEXO EDHE:  Misioni i humbjes së Lulzim Bashës dhe dëshmorët e Misionit

LEXO EDHE:  Misioni i humbjes së Lulzim Bashës dhe dëshmorët e Misionit

Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë dhe vdiqa”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë cdo lloj sfere, jashtë cdo koncepti politik.

Roja i selisë iku që të mos përfshihej në këtë turp. PD ka nevojë për dinjitet dhe alternativë. Berisha që kam dashur dhe dua duhet të kontribuojë për demokratizimin. Bashën nuk e kuptoj çfarë vazhdon dhe bën më aty.

Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit, duhet të zgjidhin krizën urgjentisht. Ky akt e fundosi Bashën sot përfundimisht në sytë e mi” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta/ Kulluri: PD nuk është pronë e Bashës dhe as e familjes së tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri ka folur për protestën e zhvilluar ditën e sotme në selinë e PD.

 

Kulluri shprehet se tensioni i paprecedentë që ndodhi sot në selinë e PD është produkt i një krize të akumuluar ndër vite.
Në një dalje televizive, Kulluri theksoi ndër të tjera se PD nuk është pronë as e Lulzim Bashës dhe as e familjes së tij.

LEXO EDHE:  “Demokratët duan fitore”/ Shehaj shigjeton Bashën: Udhëheqësi që dështon duhet të largohet

LEXO EDHE:  “Demokratët duan fitore”/ Shehaj shigjeton Bashën: Udhëheqësi që dështon duhet të largohet



 

“Ky tension i paprecedent është produkt i një krize të akumuluar ndër vite, krize amoraliteti të lidershipit aktual të partisë dhe një krize që sot organizoi protestën për të marrë selinë. PD nuk është pronë e Bashës dhe as e familjes së tij dhe as atyre që i shkojnë nga pas duke i shërbyer. Këto konflikte në demokraci janë ciklike”, u shpreh Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta në selinë e PD, jehonë edhe në mediat e huaja

Publikuar

-

Nga

Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berishës ditën e sotme para selisë së PD-së, nuk ka marrë vetëm vëmendjen e media shqiptare, por edhe atyre ndërkombëtare.

 

Ngjarjet e ndodhura në PD ditën e sotme, janë komentuar edhe në mediat greke. Ato shkruajnë se mbështetësit e opozitës shqiptare përplasen për lidershipin e partisë, ndërsa policia ndërhyri për të larguar protestuesit që hynë në selinë e partisë.

 

“Incidente të rënda” i cilësojnë mediat greke që shtojnë se “kriza në Partinë Demokratike të Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim të përgjithshëm”

LEXO EDHE:  Paranoja e Lulzim Bashës me përgjimet

LEXO EDHE:  “Basha të japë dorëheqjen”/ Fevziu zbulon prapaskenat e zgjedhjeve në PD: Fituesi është paracaktuar



 

Jo vetëm në mediat e vendeve fqinje, por protesta bëri jehonë edhe në mediat botërore që i kushtuan hapësirë protestës në selinë blu.

 

Kujtojmë se pas më shumë se tre orësh protestë, ish kryeminsitri Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE