Connect with Us

Mbretëri e Bashkuar, nuk rekomandohet doza e katërt e vaksinës

Bota

Mbretëri e Bashkuar, nuk rekomandohet doza e katërt e vaksinës

Publikuar

-

/

Këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rekomanduar se nuk është e nevojshme dhënia e një doze të katërt të vaksinës kundër COVID-19 për banorët e shtëpive të të moshuarve dhe njerëzve mbi 80 vjeç. Ky rekomandim del pasi të dhënat tregojnë se një injeksion i tretë ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër shtrimit në spital.

Për personat mbi 65 vjeç, mbrojtja nga shtrimi në spital mbetet në rreth 90 për qind tre muaj pas dozës së tretë, sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Si duhet të përdoren pilulat kundër koronavirusit?

Si rezultat, Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin të premten më 7 janar, këshilloi qeverinë se nuk kishte nevojë të ofronte një dozë të katërt për njerëzit e cenueshëm në këtë kohë.

Në vend të kësaj, qeveria duhet të fokusohet në dhënien e një doze të tretë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur për të rritur mbrojtjen kundër variantit shumë të transmetueshëm të Omicron.

LEXO EDHE:  Studimi/ Të rinjtë e prekur nga Covid mund të ri-infektohen

Mbretëria e Bashkuar ka nisur prej kohësh një program për të ofruar doza përforcuese për të rriturit në të gjithë vendin pasi hulumtimi tregoi se dy doza nuk ishin të mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit nga varianti Omicron. Ky variant ka nxitur një rritje të infeksioneve me koronavirus dhe shtrimeve në spitale.

OBSH: Omicron nuk duhet të kategorizohet “i butë”

Numri i njerëzve të infektuar që kishin nevojë për tu shtrirë në spital, u dyfishua të enjten e kaluar në Mbretëri të Bashkuar.

Shtimi i rasteve të sëmundjes së rëndë, sfidoi spitalet pasi një numër i madh i stafit në Mbretëri të Bashkuar, mungonte në punë për arsye që lidheshin me infeksionet me COVID-19./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Protesta kundër masave kufizuese në Gjermani dhe vende të tjera evropiane

Publikuar

-

Nga

Në disa qytete gjermane të shtunën u organizuan protesta kundër masave kufizuese për individët e pavaksinuar.

Protestat kryesore u zhvilluan në Duseldorf, Frankfurt dhe Magdeburg, ndërsa “marshime” të qeta pati në shumë qytete të tjera gjermane kundër masave të kufizuese që kanë për synim frenimin e përhapjes së variantit ngjitës të Omikronit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi të premten se dëshmia e vaksinimit ose një test i fundit negativ për COVID-19 tani do të jenë masa të detyrueshme për të hyrë në restorante.

Çertifikata e vaksinimit për të hyrë në shumë ambiente publike tashmë është kërkuar për disa javë, por masa e re është zgjeruar, duke përfshirë restorantet dhe lokalet që shesin pije alkolike.

Kancelari Scholz njoftoi vendimin para gazetarëve në Berlin pas një takimi mbi strategjinë kundër pandemisë sëCOVID-19 me 16 guvernatorët rajonalë të Gjermanisë.



Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të shkurtojnë periudhën e vetëizolimit për njerëzit e ekspozuar ndaj koronovarusit nga 12 në 10 ditë. Individët e vaksinuar plotësisht, të cilët ekspozohen ndaj personave që më pas rezultojnë pozitivë për Covid-19, nuk kanë nevojë vetëizolohen.

LEXO EDHE:  Studimi/ Të rinjtë e prekur nga Covid mund të ri-infektohen

LEXO EDHE:  Covid-19/ Autoritetet në Paris ngren alarmin, spitalet afër mbingarkesës

Kancelari Scholz tha se qeveria e përmbushi objektivin e saj për të administruar 30 milionë doza përforcuese deri në ditën e Krishtlindjes. Ai tha se tani qeveria synon të administrojë 30 milionë doza të tjera përforcuese deri në fund të janarit.

Protestat kundër kufizimeve të qeverisë për koronavirusin u zhvilluan të shtunën edhe në Torino, Paris dhe Bejrut.

Ndërkohë, Britania raportoi një numër rekord prej 146,390 rastesh të reja me Covid-19 të shtunën. Vendi gjithashtu raportoi se numri i vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 150,000 njerëz, shifra më e lartë se në çdo vend tjetër evropian përveç Rusisë.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid paralajmëroi të premten se shtrimet në spital po rriten dhe tha se sistemi shëndetësor i vendit po përballej me “disa javë të vështira përpara”./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania pritet të rishikojë strategjinë e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach tha se Gjermania duhet të rishikojë strategjinë e saj të vaksinimit kundër COVID-19 për të trajtuar variantin Omicron dhe për të siguruar që mund të zhvillojë një vaksinë të re me shpejtësi nëse përballet me një variante më vdekjeprurës të koronavirusit në të ardhmen.

Lauterbach, i cili u emërua ministër i shëndetësisë muajin e kaluar, i bëri komentet e tij në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

“Nëse përballemi me një variant që është po aq ngjitës sa Omicron, por dukshëm më vdekjeprurës, ne duhet të jemi në gjendje të zhvillojmë dhe prodhojmë një vaksinë të re në një kohë shumë të shkurtër,” tha Lauterbach, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Qeveria gjermane po planifikon të vendosë një sistem të përhershëm për të blerë dhe siguruar injeksione me shpejtësi, në çdo kohë sepse mund të ketë shpërthime të reja serioze, tha ai.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Autoritetet në Paris ngren alarmin, spitalet afër mbingarkesës

LEXO EDHE:  Vdekjet e “dyshimta” nga COVID-19

“Ne nuk duhet të biem në supozimin naiv se pandemia do të përfundojë së shpejti. Nuk ka mbaruar,” tha Lauterbach.



Gjermania mbylli qendrat e mëdha të vaksinimit në disa shtete verën e kaluar, kur kërkesa për vaksina kundër COVID-19 ra për një kohë të shkurtër përpara se të rritej përsëri.

Varianti Omicron tani përbën 44 për qind të infeksioneve me koronavirus në këtë shtet, tha Instituti për Sëmundjet Infektive “Robert Koch”.

Gjermania shpreson që Omicroni do të ulë hospitalizimet

Kancelari Olaf Scholz dhe udhëheqësit rajonalë shtrënguan rregullat për vizitat në restorante dhe lokale të ndryshme, si pjesë e përpjekjeve për të inkurajuar më shumë njerëz për të marrë një dozë të tretë të vaksinës.

Dhoma e ulët e Bundestagut do të diskutojë gjithashtu së shpejti për një projektligj sa i takon vaksinimit të përgjithshëm./rel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Publikuar

-

Nga

Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin.

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.

Qytetarët gjermanë më herët ishte dashur që të dëshmojnë se janë të vaksinuar plotësisht në mënyrë që të mund të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.

 

Vendimi i së premtes bën thirrje për rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

 

“Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh” dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Ulet numri i infektimeve/ Ironia e mjekut: Komiteti nuk do vetë, po e zhduk Covid-in për një ditë!

LEXO EDHE:  Bursa universitare dhe pasuniversitare në Angli

 

Megjithatë, shteti lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar që të vendosë këtë masë sepse në këtë shtet shumica e rasteve janë me variantin Delta, ndërkaq përfaqësuesit e Bavarisë thanë se janë skeptikë për këtë masë.



Scholz dhe liderët e tjerë janë pajtuar që ta shkurtojnë kohën e karantinës dhe vetizolimit që aktualisht është deri në 14 ditë.

 

Njerëzit e imunizuar me dozën përforcuese nuk do të detyrohen që të izolohen pas kontaktit me ndonjë të infektuar. Kjo masë do të vlejë edhe për personat e vaksinuar me dy dozat apo që janë shëruar nga koronavirusi në tre muajt e fundit.

 

Ndërkaq, personat e tjerë do të duhet të futen në karantinë apo të vetizolohen për dhjetë ditë dhe nëse nuk kanë simptoma, mund ta shkurtojnë periudhën e izolimit në shtatë ditë, pasi të kenë dalë negativ në test për koronavirus.

 

“Këto janë rregulla strike, por janë pragmatike dhe kanë për qëllim që të lehtësojnë masat aktuale”, tha Scholz.

 

Të premten, Gjermania raportoi për 56,335 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore thanë se 44.3 për qind e rasteve në Gjermani javën e kaluar ishin me Omicron, shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë kur 15.8 për qind e rasteve ishin me këtë variant./REL

LEXO TE PLOTE