LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e Diego Longos, kërkon Ronaldon te... Kukësi

8 Janar 2022, 18:36, Sport CNA
Ironia e Diego Longos, kërkon Ronaldon te... Kukësi

Në këtë fazë përgatitore të dimrit, Kukësi është duke kryer séanca stërvitore intensive, duke regjistruar dy stërvitje në ditë në mënyrë që të jenë gati për startin e kampionatit më 15 Janar dhe rivali i tyre i parë pas kësaj faze përgatitore do të jetë pikërisht Dinamo. Përpara mediave, tekniku i verilindorëve, Diego Longo ka treguar fillimisht se si po shkojnë përgatitjet e skuadrës së tij dhe si është gjendja e ekipit.

?Përgatitjet po shkojnë mirë, po përgatitemi fortë, sepse kanë mbetur dhe pak ditë nga ndeshja me Dinamon, që është si një finale për ne. Po pres dhe dy-tre lojtarë, sepse aktualisht janë 16, gjerat po shkojnë mirë?.

Sezon merkatoje, por Longo i beson grupit të tij, Kukësi deri me tani duket shumë i varfër në merkaton e janrit si në hyrje ashtu edhe në dalje. Me nota humori, Longo këkron një futbollist të klasit botëror.

?Nuk mendoj se merkato mund të ndryshojë shumë gjëra. Normalisht që kemi nevojë për përforcime në aspektin e përgjithshëm, por nuk mund të vijë në janar lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Kam kërkuar disa, por është pak e vështirë. Kam kërkuar Kristiano Ronaldon(qesh), por është pak e vështirë të vijë në Shqipëri. Megjithatë, të bëhemi seriozë, kam kërkuar, po bashkëpunoj me klubin për të sjellë lojtarë të mirë për të përmirësuar diçka. Por grupi ëhstë I mirë, harmonia është e mirë, nëse vijnë në rregull?.

Kukësi mbetet ende pa shtëpi edhe gjatë muajit janar . Longo padyshim ndjen keqardhje, por sipas tij duhet durim për të pritur, që gjithsecili të bëjë punën e tij.

?Më vjen keq, më vjen keq për ekipin, për klubin, për tifozët. Ne po bëjmë më të mirën tonë për të qënë gati për të shkuar në Kukës, por nuk mund të bëjmë punën e barit apo të Zotit?, ka përfunduar Longo.

Lajmet e fundit nga