Dinamo dhe Skënderbeu zbresin sot në fushë, test miqësor në… Durrës

8 Janar 2022, 11:19, Sport CNA
Dinamo dhe Skënderbeu zbresin sot në fushë, test miqësor

Ditët e fundit është plotësuar edhe grupi i futbollistëve në stërvitjen e Dinamos. Disa nga të huajt janë bashkuar me vonesë me ekipin, pasi kishin disa ditë më shumë leje.

Për sot stafi teknik ka programuar një ndeshje miqësore me Skënderbeun, që do të zhvillohet në orën 14:00, në resortin ?Tropikal?.

Do të jetë një test i mirë për të parë gjendjen e gjithë lojtarëve përballë ekipit, me të cilin blutë kanë luajtur së fundi në kampionat dhe kanë barazuar pa gola në Elbasan.

Pak ditë më parë u luajt edhe një ndeshje testuese me Dinamon U-21, por kuptohet që kjo e sotmja do të jetë një ?provë gjenerale? para rinisjes së kampionatit.

Ndërkohë, ndeshja e radhës e bluve për javën e 16-të të Superiores është ajo ndaj Kukësit në transfertë, teksa do të luhet më 15 janar në stadiumin ?Elbasan Arena?, ora 16:45.

Lajmet e fundit nga