Connect with Us

Çudira shqiptare në Kategorinë e Dytë, trajneri i ri prezantohet me fanellën e Parmës

Sport

Çudira shqiptare në Kategorinë e Dytë, trajneri i ri prezantohet me fanellën e Parmës

Publikuar

-

/

Çudirat në futbollin shqiptar nuk fund. Luzi 2008, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë ka prezantuar Lorenc Pashja si trajnerin e ri të skuadrës. Tekniku I njohur u largua nga Shkumbini disa javë më parë, ndërsa tani do të drejtojë Luzin në Kategorinë e Dytë me misionin për ta ngjitur në Kategorinë e Parë.

Çudia me trajnerin Pashja dhe skuadrën e Luzit është te fotoja e prezantimit. Trajneri i njohur në foton e bërë me dy anëtarët e ekipit ka pozuar me fanellën e Parmës, skuadrës italiane të Serie B dhe jo me fanellën e Luzit. Një veprim amatoresk i bërë nga një klub që luan futboll profesionist në Kategorinë e Dytë shqiptare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ironia e Diego Longos, kërkon Ronaldon te… Kukësi

Publikuar

-

Në këtë fazë përgatitore të dimrit, Kukësi është duke kryer séanca stërvitore intensive, duke regjistruar dy stërvitje në ditë në mënyrë që të jenë gati për startin e kampionatit më 15 Janar dhe rivali i tyre i parë pas kësaj faze përgatitore do të jetë pikërisht Dinamo. Përpara mediave, tekniku i verilindorëve, Diego Longo ka treguar fillimisht se si po shkojnë përgatitjet e skuadrës së tij dhe si është gjendja e ekipit.

“Përgatitjet po shkojnë mirë, po përgatitemi fortë, sepse kanë mbetur dhe pak ditë nga ndeshja me Dinamon, që është si një finale për ne. Po pres dhe dy-tre lojtarë, sepse aktualisht janë 16, gjerat po shkojnë mirë”.

Sezon merkatoje, por Longo i beson grupit të tij, Kukësi deri me tani duket shumë i varfër në merkaton e janrit si në hyrje ashtu edhe në dalje. Me nota humori, Longo këkron një futbollist të klasit botëror.



“Nuk mendoj se merkato mund të ndryshojë shumë gjëra. Normalisht që kemi nevojë për përforcime në aspektin e përgjithshëm, por nuk mund të vijë në janar lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Kam kërkuar disa, por është pak e vështirë. Kam kërkuar Kristiano Ronaldon(qesh), por është pak e vështirë të vijë në Shqipëri. Megjithatë, të bëhemi seriozë, kam kërkuar, po bashkëpunoj me klubin për të sjellë lojtarë të mirë për të përmirësuar diçka. Por grupi ëhstë I mirë, harmonia është e mirë, nëse vijnë në rregull”.

Kukësi mbetet ende pa shtëpi edhe gjatë muajit janar . Longo padyshim ndjen keqardhje, por sipas tij duhet durim për të pritur, që gjithsecili të bëjë punën e tij.

“Më vjen keq, më vjen keq për ekipin, për klubin, për tifozët. Ne po bëjmë më të mirën tonë për të qënë gati për të shkuar në Kukës, por nuk mund të bëjmë punën e barit apo të Zotit”, ka përfunduar Longo.

LEXO TE PLOTE

Sport

Legjionarët e nisin vitin me “këmbën e mbarë”: Shënojnë Hoxha, Tuci e Gjasula

Publikuar

-

Viti 2022 duket se ka nisur me këmbën e mbarë për legjionarët. Në ndeshjet miqësore të zhvilluara ditën e sotme, tre lojtarë shqiptarë kanë shënuar gola.

Në sfidën midis Lokomotiv Zagrebit dhe Aluminij shqiptari i Kosovës, Arbër Hoxha dhe 21-vjeçari Indrit Tuci realizuan nga një gol. Ata shënuan respektivisht golin e dytë dhe të katërt të ndeshjes që përfundoi me rezultatin 4-3.



Ndërkohë, në Gjermani, Darmstadt mposhti me rezultatin 4-2 Regensburg. Në këtë sfidë, Klaus Gjasula shënoi golin e dytë të takimit duke e çuar topin në rrjetë në minutën 30.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vendimi drastik/ Serie A me vetëm 5 mijë tifozë për dy javët e ardhshme

Publikuar

-

Asambleja e Ligës së Futbollit, e mbledhur me urgjencë për të marrë masat në këtë moment të vështirë prej COVID-it dhe ka vendosur që ndeshjet që do të luhem më 16 janar dhe 23 janar do të kenë maksimalisht 5 mijë persona që do të ndjekin ndeshjet në stadium.

Për sa i përket javës së ardhshme, e cila do të luhet nesër ashtu si edhe për Superkupën e Italisë, kapaciteti i stadiumeve do të vazhdojë të jetë 50%. Kjo është përgjigja e futbollit, pas deklaratave të kryeministrit Draghi, i cili tha se futbolli duhet të ndalet. Por Serie A ka vendosur që të mos i mbyllë dyert për tifozët.



Megjithatë, reduktimi i numrit të tifozëve është shumë  lartë. Ishte një vendim i aprovuar me unanimitet që të jenë në stadium vetëm 5 mijë tifozë për dy javët pasardhëse. Por gjithashtu duhet theksuar se sektori i miqve do të jetë i mbyllur dhe në stadium do të jenë vetëm vendasit. Në Asamble morën pjesë 20 skuadrat pjesëmarrëse, të lidhura me videokonferencë.

Ky takim u bë menjëherë pas telefonatës së kryeministrit Mario Dragi drejt presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina. Mes opsioneve ishte edhe mbyllja e stadiumeve dhe luajtja e ndeshjeve pa tifozë, por ky opsion nuk i pëlqeu shumë botës së futbollit.

LEXO TE PLOTE