LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çfarë mjerimi mendor”/ Starova “shuplakë” Bashës: Idiotët mbyllin selinë e PD

8 Janar 2022, 09:47, Politikë CNA
“Çfarë mjerimi mendor”/ Starova

Politikani Arian Starova i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë Lulzim Bashës, në lidhje me situatën në PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Starova shkruan se paska qënë një gabim shumë I madh zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD.

?Çfarë mjerimi mendor dhe shkretëtirë morale që po na shpalosen përdite përpara syve !!!

Pretenduesi për kryetar të PD-së dhe kryeminister të vendit paska mbushur oborrin e PD-së me makina !!!

O Zot, nuk i paskan ca kufij këto shkretëtira mendore dhe morale !!!

Sa gabim i madh paska qënë zgjedhja e Bashës për 8 vjet ne krye të PD-së!!!?-shkruan Starova.

Ndërsa në një tjetër postim, ai thekson se idiotet po mbyllin dyert e selisë, për ta “ruajtur” PD-në nga anëtarësia e vet.

?Jam menduar gjatë para se të them dicka në lidhje me atë cka po ndodh në ndërtesen e PD-së. Prapa cdo veprimi duhet kuptuar arsyeja se përse bëhet.

Pyetja krejt e thjeshtë është: Përse po mbyllet “me dryn” ndërtesa e PD-së dhe nga kush ?

Përgjigja po aq e thjeshtë është:

Po e mbyllin idiotet për ta “ruajtur” PD-në nga anëtaresia e vet !!!

Për të thënë edhe dicka më shumë: Çdo hamendësim i idioteve se futja me force e anëtarëve të PD-së në ndërtesën e PD-së do të jetë “kazus” për drejtësinë ligjore është vecse budallalliku i tyre i radhës.?-përfundon postimin e tij Arian Starova./CNA.al

Lajmet e fundit nga