Connect with Us

Barcelona ngec edhe ndaj Granadës, Sociedadit i mjafton një gol

La Liga

Barcelona ngec edhe ndaj Granadës, Sociedadit i mjafton një gol

Publikuar

-

/

Barcelona vazhdon hapat fals në LaLiga pasi ka barazuar në transfertë kundër Granadës me rezultatin 1-1. Ekipi i Xavit nuk ia doli dot të ruante avantazhin e fituar prej golit të de Jong, por u barazua në minutat e fundit, kur u detyrua të luante edhe me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Gavit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, pavarësisht se Barcelona arriti ta çonte një herë topin në rrjetë. Luuk de Jong shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Gavit duke shënuar një gol me kokë, por sistemi VAR anuloi gjithçka për një pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, ekipi i Xavit arriti të konkretizonte lojën e tij pas 12 minutash lojë. Dani Alves harkoi bukur në zonë dhe ishte përsëri Luuk de Jong që goditi me kokë duke e çuar topin në rrjetë.

Minutat e mbetura të takimit ishin disi të vështira për Barcelonën që u ndëshkua dhe me karton të kuq në minutën e 80. Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke i lënë katalanasit me 10 lojtarë.

Ishin pikërisht minutat e fundit më të vështirat për Barcelonën që pësoi edhe golin e barazimit në minutën e 89. Puertas gjeti rrugën e rrjetës duke e vulosur rezultatin final në 1-1.

Kështu Barcelona tashmë rrezikon edhe vendin e gjashtë dhe ndodhet në kuotën e 32 pikëve.

Ndërkohë, më parë u luajtën edhe dy sfida të tjera në të cilat Real Sociedad mposhti minimalisht Celta Vigon me rezultatin 1-0 falë golit të Oyarzabal. Levante mposhti Mallorcan 2-0, falë golave të Soldado dhe Morales.

LA LIGA – Java 20
Granada-Barcelona 1-1
Shënues: 
Puertas 89’ / de Jong 57’

Real Sociedad-Celta Vigo 1-0
Shënues:
 Oyarzabal 13’

Levante-Mallorca 2-0
Shënues:
 Soldado 47’, Morales 90+7’

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

FORMACIONET/ 4893 ditë më pas, Dani Alves federohet dhe debuton për herë të dytë me Barcelonën

Publikuar

-

Barcelona do të luajë në orën 19:30 sfidën e 1/16 të Kupës së Mbretit ndaj Linares në transfertë. Katalanasit kanë një ndeshje të lehtë në letër pasi përballen me një skuadër që militon në ligat e ulta spanjolle dhe kualifikimi është pothuajse i sigurt.

Pak minuta më parë është zbuluar formacioni zyrtar i Barcelonës. Trajneri Xavi ka hedhur në fushë Dani Alves që do të bëjë debutimin e tij të dytë me katalanasit. Mbrojtësi brazilian është rregjistruar nga klubi dhe pas 4893 ditësh do të zbresë sërish në fushë me Barcelonën.



Barcelona: Neto; Mingueza, Araujo, Eric Garcia; Dani Alves, Nico, Busquets, Riqui Puig, Jordi Alba; Ilias, Ferran Jutgla.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Dy futbollistë infektohen me COVID-19 te Barcelona

Publikuar

-

Afrimi i Ferran Torres te Barcelona nuk po shkon ashtu siç shpresonte sulmuesi i përfaqësueses spanjolle. Ai u transferua nga radhët e Mançester Sitit në klubin katalanas por fillimi i kësaj karriere të re ka qenë për t’u harruar.

Fillimisht, ishin problemet financiare të katalanasve që nuk munden ta regjistrojnë për ndeshjet e kampionatit pa shitur lojtarë për të ulur tavanin e rrogave. Por ky është telashi më i vogël për të. Joan Laporta e prezantoi Torres para mediave duke folur me superlativa për të dhe pritej që ai ti bashkohej skuadrës në grumbullim në pritje të lejekalimit nga La Liga.



Por më para janë kryer testit anti-COVID dhe ka rezultuar se blerja e re është pozitiv dhe duhej izoluar menjëherë. Jo vetëm ai, por edhe mesfushori Pedri ka rezultuar pozitiv në testet që u bënë pas stërvitjes së sotme, duke qenë një tjetër mungesë për Çavin në ndeshjen e mesjavës.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Adnan Januzaj e nis me gol vitin e ri, Sociedad ngec në transfertë

Publikuar

-

Real Sociedad e ka nisur me barazim vitin e ri 2022. Sfida e sotme e vlefshme për javën e 19-të të La Liga ndaj Alaves u mbyll në barazim 1-1. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Adnan Januzaj në minutën e 14-të.

Sulmuesi me origjinë shqiptare që përfaqëson Belgjiken u fut në fushën e lojës në minutën e 6-të dhe pas 8 minutash tundi rrjetën.



Goli i tij nuk i mjaftoi Sociedadit pasi Alaves barazoi në pjesën e dytë. Joselu goditi saktë nga penallti dhe me këtë gol u mbyll e gjithë ndeshja. Sociedad renditet në vendin e 6-të me 30 pikë, kurse Alaves në vendin e 18 me 16 pikë.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: