LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK kërkoi pushimin e çështjes/ GJKKO kthen për rihetim dosjen e anëtares së KPK, Brunilda Bekteshi

7 Janar 2022, 20:03, Aktualitet CNA
SPAK kërkoi pushimin e çështjes/ GJKKO kthen për rihetim

Rikthehet për plotësim hetimesh çështja penale për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimit të dokumentave, nga ana e komisioneres së Vettingut (KPK-së), Brunilda Bekteshi.

Sipas gazetarit Elton Qyno, vendimi për rinisjen e hetimeve ndaj zyrtares së lartë të KPK-së u mor sot nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani.

 

Bani refuzoi të pranojë kërkesën e prokurorit Dritan Prençi, që kishte kërkuar mbylljen e hetimeve.
Gjyqtari Bani gjatë shqyrtimit të dosjes penale konstatoi mangësi në zhvillimin e hetimit të kryer nga prokurori Prençi, duke vendosur që mos pranojë kërkesën e tij, për të pushuar procedimin penal ndaj Brunilda Bekteshit.
Bani i cilësoi të drejta argumentat dhe pretendimet e avokates Orgesa Serjani, e cila gjatë zhvillimit të gjyqit, argumentoi para gjykatës një sërë veprimesh hetimore të pa kryera qëllimisht nga përfaqësuesi i akuzës.

 

E për pasojë duke e cilësuar hetimin të paplotë, avokatia Serjani, kërkoi nga gjykata të urdhëronte prokurorinë për vijimin e hetimeve dhe jo pushimin e çështjes.

 

Nisur nga kjo situatë dhe duke konstatuar pasaktësi në hetimin e paplotë, gjyqtari Bani urdhëroi që çështja penale kundër Brunilda Bekteshit, të rikthehet sërisht për hetim në prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Avokati i zyrës ?Jurisprudenca? Arben Llangozi, që në këtë gjykim përfaqësonte kallëzuesit Bujar Hoti dhe shoqatën

 

?Për Drejtësi?, gjatë një bisede telefonike tha se: ??vendimi i sotëm është i drejtë dhe tregon që ka ende gjyqtarë të guximshëm që përballen me realitetin, edhe pse përballë kanë anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ?Vetting?. Unë mbrojtjen e sotme së bashku me avokaten Serjani, e bëra për njerëzit e drejtë, drejtësinë Shqiptare dhe atdheun ku jetojmë. Pasi nëse zonja Bekteshi ka shkelur ligjin duke fshehur një apartament duke të përgjigjet penalisht për këtë gjë dhe jo të fshihet pas detyrës së lartë që ajo gëzon momentalisht. Ligji është i barabartë për të gjithë??

 

Tashmë prokurori Prençi duhet të vijojë hetimet për akuzën e Fshehjes së pasurisë dhe Falsifikimit të dokumentave ndaj komisioneres së KPK-së, Brunilda Bekteshi.

 

Në dëshminë e saj dhënë në SPAK, Bekteshi ka sqaruar se e ka blerë apartamentin me kursimet e saj plus një kredi të marrë, por ajo tregon se ka punuar vetëm në OSHEE. Ndërkohë gjatë kohës së qëndrimit të saj në Turqi, pasi burrin e ka diplomat, Bekteshi thotë se ka qëndruar në shtëpi e papunë si sulltaneshë ?Hyremi?, duke u marrë vetëm me përkujdesjen ndaj fëmijës.

 

Ndaj Bekteshit kishin paraqitur kallëzim Penal ish-prokurori Bujar Hoti dhe shoqata ?Për Drejtësi? ku i kërkuan kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja të hetojë Brunilda Bekteshin në lidhje me një kontratë shitblerje apartamenti në vitin 2007, në shumën 3,100,000 lekë, me lekë në dorë.

 

Dy vite më pas, në 2009 është marrë një kredi në bankë NBG-Durrës, për blerje apartamenti, në shumën 54 mijë euro ndërkohë që në dokumentacion, kuptohet se kredia është marrë për blerjen e apartamentit që në të vërtetë është blerë në vitin 2007.

 

Në lidhje me këtë pronë, në dosjen kallëzuese thuhet se nuk rezulton të ketë një kontratë për blerje të apartamentit pas marrjes së kredisë në vitin 2009.

 

Po kështu huaja bankare e marrë është shlyer brenda një afati 5-vjeçar, duke krijuar dyshime mbi të ardhurat e siguruara për mbylljen e kredisë.

Lajmet e fundit nga