LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e demokratëve/ Gaz Bardhi i përgatitur për gjakderdhje

7 Janar 2022, 16:28, Politikë CNA
Protesta e demokratëve/ Gaz Bardhi i përgatitur për gjakderdhje

Nesër mbahet protesta e radhës e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Ndonëse nga organizatorët është lajmëruar se do jetë një protestë paqësore, Basha dhe Bardhi kanë nisur “përforcimet”.

Përveç bunkerizimit të PD, brenda selisë është edhe një grup paramilitar që mesa duket e ka ngritur Gaz Bardhi.

Të njëjtën gjë bëri edhe në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit ku ngriti një grup paramilitar gjë që shkaktoi edhe një viktimë, Pjerin Xhuvani.

Në një deklaratë për media Bardhi tha se jemi të pergatitur për çdo gjë.

?PD ka marrë çdo masë teknike organizative për të shmangur çmendurinë në të cilën ka arritur Sali Berisha për të përplasur demokratët me demokratët.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë demokratët, që kjo seli mos kthehet në një arenë ku përplasen demokratët me demokratër për t?u bërë dhurata më e çmuar e Ramës.

Ky është qëllim i protestës që ka thirrur nesër Sali Berisha e përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që kjo të mos ndodhë.Sali Berisha kërkon siç thonë njerëzit e tij nesër gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së.?, tha Bardhi.

Mesa duket skenarin me gjakderdhje do ta përdorë Bardhi, ku deklaron se do te jetë i përgatitur për çdo gjë dhe do të marrë masa./CNA.al

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kur do të thirret Gazment Bardhi në Prokurori

Kris arma në Elbasan/ Vritet një person

Vrasja e Xhuvanit si hije mbi votuesit në lagjen 5 Maji të Elbasanit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon arrest me burg për të akuzuarit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Arbër Paplekaj mbetet në burg, lirohen 10 të akuzuar të tjerë

Bardhi mohon skandalin në PD/ Kërkon të gënjejë publikisht

Lajmet e fundit nga