LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e një grupi kriminal në Romë/ RENEA prangon 39-vjeçarin  

7 Janar 2022, 10:47, Kronika CNA
Pjesë e një grupi kriminal në Romë/ RENEA prangon

19 persona kanë rënë në pranga pas një operacioni ?blic? të kryer nga forcat RENEA, në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, mësohet se mes të arrestuarve është edhe Klement Shehu 39-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Romës me 6 vite burg.

Ai do të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur edhe 4 vjet e 21 ditë burgim.

?Në Gjirokastër është kapur dhe vënë në pranga një person në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasi Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.

Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale ?Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ?, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Video-RENEA, aksione ?blic? në disa qytete/ Arrestohen 19 persona

Lajmet e fundit nga