LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Origi gjithnjë e më pranë Milanit, e sugjeron edhe legjenda kuqezi

7 Janar 2022, 07:57, Sport CNA
Origi gjithnjë e më pranë Milanit, e sugjeron edhe legjenda

Milani pritet të bëjë lëvizje në merkato, për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të vazhdojë sa më fuqishëm garën për titullin. Legjenda e Milan, Demetrio Albertini beson se ish-skuadra e tij do të përmirësohej shumë nëse përforcon repartin e sulmit.

Albertini beson se me Divock Origi të Liverpool, kuqezinjtë do të fitonin kampionatin në Serie A.

Ai tha:

?Milan duhet të kërkojnë një sulmues që qëndron në bankë apo që nuk ka shumë hapësira në klubin e tij, siç është rasti i Origi te Liverpool. Ai do të shënonte shumë gola në Serie A. Ti fiton një Scudetto falë një golashënuesi, dhe këtë e thotë një mesfushor.

Fjalët e Albertini u thanë për prestigjiozen italiane, Gazzetta dello Sport.

Lajmet e fundit nga