LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ora e lirisë po afron”/ Floriana Garo: Peng-Bashës i ka mbetur vetëm brava, vula dhe dera

7 Janar 2022, 17:26, Aktualitet CNA
“Ora e lirisë po afron”/ Floriana Garo: Peng-Bashës i ka

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar pas deklaratës së Gaz Bardhit. Sipas Garos, Bardhi u detyrua të përgënjeshtrojë Bashën duke pranuar se selia e PD është bunkerizuar për të ruajtur karrigen e deputetit.

 

Ajo thekson se Bashës i ka mbetur në dorë vetem brava, vula dhe dera për të vazhduar pazaret e tij me Edi Ramën. Mes të tjerash, Garo shkruan se nesër kjo do të marrë fund dhe shtëpia e lirisë nuk do jetë kurrë bunker i pengut të qeverisë.

 

?Nje dite nga protesta per c?bunkerizimin e PD, gaztori i shoqates ?Humbim per te Fituar? Bardhi u detyrua te pergenjeshtronte publikisht Lulzim Braven duke pranuar se selia e PD eshte bunkerizuar per te ruajtur karrigen e thyer te deputetit Brava dhe pazaret e tij te pista me koncesionet e Edi Rames!

 

Sic eshte bere e qarte per te gjithe tashme jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, deputetit Peng-Basha i ka mbetur ne dore vetem brava, vula dhe dera per te vazhduar pazar-humbjet e tij me Edi Ramen!

 

Neser kjo merr fund! Shtepia e lirise nuk do jete kurre bunker i pengut te qeverise! Ajo u perket te gjithe demokrateve pavaresisht bindjeve apo qendrimeve te tyre. Deputeti Brava mund te bunkerizoje shtepine e tij, madje dhe te strehoje aty mercenare te armatosur me apo pa maska por kurresesi shtepine e demokrateve te lire! Ora e lirise po afron! Neser fillon rrugetimi yne i perbashket drejt FITORES!?, shkruan Garo./CNA.al

Lajmet e fundit nga