“Omicron” në Shqipëri/ Epidemiologu ngre alarmin: Do të kemi rritje të numrit të infektuarve

7 Janar 2022, 16:19, Aktualitet CNA
“Omicron” në Shqipëri/ Epidemiologu ngre alarmin: Do

Festat e fundvitit duket se kanë lënë edhe pasoja, padsi është vënë re një rritje e numrit të përsonave të infektuar me Covid.

 

 

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thekson se Shqipëria sapo e ka nisur përballjen me valën e re të koronavirusit e cila sipas tij, do të vijojë përgjatë gjithë muajit janar.

 

?Nga ky moment deri nga fundi i janarit në do të kemi rritje rastesh dhe humbjet e jetës do të reflektohen disa ditë më vonë. Pra, me Deltën ishte 10 ditë ? 2 javë ndërsa me Omicronin mund të jetë 5 deri 10 ditë. Do të shohim nëse do të ketë efekt spitalor?, deklaroi Alimehmeti në një dalje për mediat.

 

Megjithatë duke iu referuar studimeve nga shtete të ndryshme Alimehmeti thotë se Omicron është një variant më i butë sesa delta, e më një risk me të ulët për fatalitet.

 

?Risku për t?u shtruar në spital është rreth 80% më i ulët sesa me Deltën, Në Skoci dhe në Angli u konfirmua një shifër rreth 67% dhe e njëjta nga Kanadaja. Kjo ka të bëjë me individin. Indikatori spitalor është i rëndësishëm, megjithatë deri tani nuk ka sinjale të forta risku?, tha Alimehmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga