Ngjarja tragjike në kopshtin e Fierit/ Dyshohet se 3 vjeçari u mbyt me kapuçin e xhupit

7 Janar 2022, 15:07, Aktualitet CNA
Ngjarja tragjike në kopshtin e Fierit/ Dyshohet se 3 vjeçari u mbyt

Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në një kopësht privat në Fier, ku një fëmijë humbi jetën.

Dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur vogëlushi po përgatitej për të ikur në shtëpi ndërsa 3-vjeçari ka qenë duke marrë çantën e tij, teksa kapuçi i xhupit ka kapur në varësen e rrobave dhe për pasojë ai është mbytur.

 

Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka gjetur të miturin pa shenja jete. Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga