Nga skandali në skandal/ Berisha: Basha i dha fund karrierës politike

7 Janar 2022, 12:28, Politikë CNA
Nga skandali në skandal/ Berisha: Basha i dha fund karrierës politike

Ish kryeministri Sali Berisha ashtu siç kishte njoftuar më herët, ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së.

I shoqëruar nga deputetët Berisha ka thënë se Lulzim Basha i dha fund karrierës së tij politike, ne dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij.

?Prej disa ditësh shqiptarët po ndjekin në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e tuurpshme në akte të tjera kaq të turpshme.

Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral dhe politik

A mundet kush të imagjinonte se një ish lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë tij?, është shprehur Berisha./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga