LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nesër do kacafyten”/ Braçe: Godina ku po zihen 'PD'-të është e vjedhur në vitin 2013!

7 Janar 2022, 21:13, Aktualitet CNA
“Nesër do kacafyten”/ Braçe: Godina ku po zihen

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me situatën në selinë blu dhe protestën e nesërme të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se ajo godinë ku po zihen ?PD?-të është e vjedhur dhe nuk do ta gëzojnë.

Ai  shkruan se në vitin 2013, kur një shumicë e madhe shqiptarësh i përzuri nga pushteti, Sali Berisha, Arben Imami dhe Lulzim Basha i cili asokohe ishte kryetar bashkie, i grabitën Ushtrisë në shkelje të plotë me ligjin një prone.

 

“BETEJA PER PLAÇKËN;
AJO GODINE KU PO ZIHEN PD-te,
ESHTE E VJEDHUR!

SIC NIS ASHTU VAZHDON,
ASHTU DO MBAROJ;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!

Fjalia me hipokrite qe degjoj ne 10 dite:
KJO, AJO, ESHTE SHTEPIA E DEMOKRATEVE ETJ ETJ!

Ne 2013-ten, kur nje shumice e madhe shqiptaresh i perzuri nga pushteti, ne pritje per tu bere ditet e ikjes,
kryeministri-ky Sali Berisha, ministri i mbrojtjes-ai Arben Imami, kryetari i bashkise-ky Lulzim Basha, i GRABITEN Ushtrise, ne shkelje te plote te ligjit nje prone, kete prone qe sot e quajne ?SHTEPIA E TE GJITHE DEMOKRATEVE?;

Pasi bene vendimet dhe morren godinen,
u kthyhen pas te merrnin miratimin e komandantit te Ushtrise, duke e bere grabitjen me te dukshme!

Per kete PRONE TE GRABITUR po kacafyten e neser do perleshen me njeri tjetrin;
JANE TE GJITHE ATA QE E GRABITEN ME FIRMAT E TYRE!

Fati eshte i percaktuar prej 2013-tes;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!”, shkruan Brace./CNA.al

Lajmet e fundit nga