LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli Basha: Amerika dhe unë po bashkëpunojmë për të rrëzuar Edi Ramën

7 Janar 2022, 17:07, Aktualitet CNA
Luli Basha: Amerika dhe unë po bashkëpunojmë për të

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha foli për mediat, një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Sipas Bashës, që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike në bashkëpunim me SHBA ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq nismat dhe aksionin e saj për finalizimin e luftës për të shembur regjimin e Edi Ramës.

 

?Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rregjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më korruptuari e më i kriminalizuari në rajon”, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga