Connect with Us

Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Aktualitet

Gjermania ashpërson masat kundër pandemisë

Publikuar

-

/

Liderët gjermanë u pajtuan të premten që të ashpërsojnë kriteret për hyrjen në restorante dhe bare si dhe që të shkurtojnë periudhën e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar, teksa varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në mbarë vendin.

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjes, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.

Qytetarët gjermanë më herët ishte dashur që të dëshmojnë se janë të vaksinuar plotësisht në mënyrë që të mund të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.

 

Vendimi i së premtes bën thirrje për rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19.

 

“Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh” dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Nga Erion Dasho/ Dy vjet luftë me paditurinë

 

Megjithatë, shteti lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar që të vendosë këtë masë sepse në këtë shtet shumica e rasteve janë me variantin Delta, ndërkaq përfaqësuesit e Bavarisë thanë se janë skeptikë për këtë masë.

Scholz dhe liderët e tjerë janë pajtuar që ta shkurtojnë kohën e karantinës dhe vetizolimit që aktualisht është deri në 14 ditë.

 

Njerëzit e imunizuar me dozën përforcuese nuk do të detyrohen që të izolohen pas kontaktit me ndonjë të infektuar. Kjo masë do të vlejë edhe për personat e vaksinuar me dy dozat apo që janë shëruar nga koronavirusi në tre muajt e fundit.

 

Ndërkaq, personat e tjerë do të duhet të futen në karantinë apo të vetizolohen për dhjetë ditë dhe nëse nuk kanë simptoma, mund ta shkurtojnë periudhën e izolimit në shtatë ditë, pasi të kenë dalë negativ në test për koronavirus.

 

“Këto janë rregulla strike, por janë pragmatike dhe kanë për qëllim që të lehtësojnë masat aktuale”, tha Scholz.

 

Të premten, Gjermania raportoi për 56,335 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq, autoritetet shëndetësore thanë se 44.3 për qind e rasteve në Gjermani javën e kaluar ishin me Omicron, shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë kur 15.8 për qind e rasteve ishin me këtë variant./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Pse Saimir brava jam unë”/ Korreshi braktis Bashën

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Saimir Korreshi, ka refuzuar të përdorë “stilin” e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha për të mbyllur dyert me dry.

I ftuar në emisionin të ‘Të Vaksinuarit’, Korreshi ka deklaruar se të gjithë anëtarët në degën e PD në Lushnje mund të hyjnë brenda në zyrë.

Sipas Korreshit nëse do të arrinte deri në këto nivele do ishte turp për ata që e drejtojnë këtë degë.

Pjesë nga biseda

Kalaja: A ju binden anëtarët e PD për të bërë mbledhje?

Korreshi: Po patjetër që mblidhen dhe binden. Është anormale kjo që po ndodh në PD, kurdo ka pasur mendime ndryshe. Votimi për referendumin u bë brenda selisë së PD në Lushnjë.

Kalaja: A do vendosni edhe ju brava të reja në dyert e selisë së PD në degën e Lushnjës?



Korreshi: Pse Saimir Brava jam unë? Unë jam Saimir Korreshi. Nëse do kalojmë në këto nivele do ishte turpi ynë që drejtojmë në këto degë.

LEXO EDHE:  Gjermania duhet të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi

LEXO EDHE:  “Pandemia ka përforcuar në mënyrë të përshpejtuar”/ Sociologu tregon si ndikon Covid tek pacientët e prekur

Në selinë e PD në Lushnjë, kanë 20 çelësa dhe kushdo anëtar mund të hyjë. E kuptoni që lëvizja juaj ka sjellë pasoja?

Kalaja: E keni ndjekur referendumin e bërë?

Korreshi: Nuk e kam ndjekur dhe nuk merrem me verifikime. Kam qenë në kuvendin e thirrur nga PD në datën 18 dhjetor. Nga Lushnja kanë ardhur edhe simpatizantë jo vetëm delegatë.

Kalaja: Për të mbushur sallën?

Korreshi: Jo po për të mbushur vaporin. Nuk më është kërkuar asnjëherë që unë të organizoja një “foltore” të PD. Ka mundësi që festën e PD në Lushnjë ta organizojë dikush që vjen nga Tirana? Jo, por kjo ka ndodhur në Lushnjë.

Nuk mund të them se do jetë ditë me diell por shpresoj që 8 janari të mos thellojë krizën brenda PD. Për demokratët e Lushnjës kam kohë gjithë ditën dhe natën dhe kurrë nuk kam thënë që këta të fundit kanë qenë gabim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Shpërthen bombola e gazit, ballkoni i banesës përfshihet nga flakët

Publikuar

-

Nga

Një bambul gazi ka shpëthyer në katin e pestë të një banese në lagjen “30 Vjetori” në Berat.

 

Shpërthimi i bombulës 3 kilogramëshe ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës,që ishte shndërruar në dhomë gatimi. Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli,i cili ka qënë duke gatuar në momenti që bombula shpërthyer dhe ballkoni u përfshi nga flakët.

LEXO EDHE:  Pandemia dhe abuzimet me çmimet/ Tregu farmaceutik dhe spitalor nën vëzhgim këtë vit

LEXO EDHE:  Pandemia dhe abuzimet me çmimet/ Tregu farmaceutik dhe spitalor nën vëzhgim këtë vit



 

Mbërritja në një kohë rekord e efektivëve të Repartit Zjarrëfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit në ballkonin e banesës,duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera. Zjarrëfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime Hysni Gavellin,që jetonte i vetëm në këtë banesë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas selisë së PD, Kryeministria blindohet me dyer metalike

Publikuar

-

Nga

Një ditë para protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, kryeministria është blinduar me struktura metalike.

 

Pamje nga kryeministria tregojnë se janë vendosur mbrojtëse metalike, ndonëse nuk është lajmëruar një marshim drejt kryeministrisë. Kujtojmë se edhe selia e PD, është blinduar ndërsa dyert qendrojnë të mbyllura duke mos lejuar hyrje daljet në ambientet e selisë blu.

LEXO EDHE:  “Shtrëngoni dhëmbët edhe pak”/ Mjeku Alimehmeti qetëson qytetarët për variantin e ri të Covid

LEXO EDHE:  Gjermania duhet të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi



 

Protesta e paralajmëruar në orën 12:00 ka si synim marrjen e zyrave të selisë së PD pas shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE