LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodh nëse Basha nuk del nga zyra e PD? Berisha zbulon planin

7 Janar 2022, 20:40, Aktualitet CNA
Çfarë ndodh nëse Basha nuk del nga zyra e PD? Berisha zbulon

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha nuk pranon të dalë nga zyra kur demokratët të jenë futur Brenda.

Berisha thekson se Basha do të shoqërohet butësisht jashtë. Sipas tij, Basha nuk është më kryetar i PD me letra, duke kujtuar se ai është i shkarkuar nga anëtarësia.

 

“Nëse Basha nuk del nga selia? Do ta shoqërojnë butësisht. Ai do të dalë butësisht. Nuk ka asnjë tagër, nuk është kryetar i PD. Nuk është me letra, është i shkarkuar. Nëse deputeti Lulzim Basha është i kërcënuar, Edi Rama është i detyruar ta mbrojë me policë, jo me Gardë, ka status të tjerë personash Garda”, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga