Connect with Us

Çfarë do të thotë inflacioni rekord për eurozonën?

Aktualitet

Çfarë do të thotë inflacioni rekord për eurozonën?

Publikuar

-

/

Shifrat e publikuara të premten tregojnë se inflacioni në 19 vendet që përdorin monedhën euro arriti rekordin më të lartë, nxitur nga rritja e kostove të ushqimit dhe energjisë.

 

Ja një vështrim më i hollësishëm i të dhënave:

 

ÇFARË THONË SHIFRAT?

Sipas Eurostatit, zyrës së statistikave të BE-së, çmimet e konsumit në eurozonë u rritën 5% në dhjetor krahasuar me një vit më parë.

 

Çmimet e energjisë ishin treguesi që shënoi rritjen më të madhe gjatë vitit të kaluar me 26%, pak më i ulët se muaji i kaluar. Rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë u ngrit me 3.2%, në dhjetor nga 2.2% në nëntor. Çmimi i mallrave të tjera u rrit me një ritëm më të shpejtë prej 2.9%.

 

Megjithatë, rritjet e çmimeve për shërbimet ranë disi në 2.4%, duke sugjeruar se varianti omikron i COVID-19 uli kërkesën për udhëtime pushimi. Pa elemetët potencialisht të paqëndrueshëm si ushqimi dhe energjia, norma e inflacionit bazë të eurozonës qëndroi e pandryshuar në 2.6%.

 

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME?

Shifra e fundit thyen rekordin prej 4.9% të vendosur në nëntor dhe shënon nivelin më të lartë të inflacionit që nga fillimi i mbajtjes së regjistrave për monedhën euro në vitin 1997, dy vjet përpara përdorimit të saj aktual.

 

Kjo do të thotë se çdo gjë, nga artikujt ushqimore e deri tek mallrat e tjera dhe karburanti, po kushtojnë më shumë pasi rimëkëmbja ekonomike nga pandemia ka rritur kërkesën për energji dhe ka rënduar zinxhirët e furnizimit global.

Shifrat tregojnë se si inflacioni është shfaqur si një nga çështjet kryesore me të cilën po përballen politikanët.

 

Inflacioni po shton presionin që Banka Qendrore Evropiane të veprojë pasi i ka mbajtur normat e interesit jashtëzakonisht të ulëta për të stimuluar ekonominë që të rimëkëmbej nga pandemia. Ardhja e Omikronit ka detyruar një rishikim të çdo vendimi, që mund të pengojë rritjen ekonomike dhe analistët nuk presin që banka evropiane të rrisë normat deri në vitin 2023.

 

Inflacioni nuk është vetëm problemi i BE-së. Çmimet e konsumit në SHBA janë rritur me ritmin më të shpejtë në 39 vjet, dhe me ritmin më të lartë në më shumë se një dekadë në Britani. Inflacioni në Turqi arriti në 36% muajin e kaluar – më i larti në 19 vjet – ndërsa Brazili e pa atë të përshpejtohej në më shumë se 10%, ritmi më i shpejtë në 18 vjet.

LEXO EDHE:  Video-Kontrata abuzive KESH-NOA/ Brisida Shehaj akuza të forta, pas denoncimit të CNA

 

ÇFARË MENDOJNË EKSPERTËT?

Disa ekonomistë mendojnë se inflacioni në eurozonë do të arrijë kulmin së shpejti, nëse nuk e ka arritur tashmë. Një faktor kryesor janë çmimet e gazit natyror, “të cilat kanë qenë tepër të paqëndrueshme në javët e fundit dhe një element dominues i rritjes së fundit të inflacionit,” thotë ekonomisti i lartë Bert Colijn, me firmën ING Bank.

 

Çmimet për gazin natyror dhe naftën në tregjet e së ardhmes sugjerojnë se inflacioni i energjisë ka të ngjarë të ketë arritur kulmin dhe mund të vijë duke u lehtësuar, tha ai.

 

Tani, “çështja është se sa e mprehtë do të jetë tendenca,” tha zoti Colijn.

 

Ai dhe ekonomistë të tjerë parashikojnë se inflacioni bazë do të lehtësohet, por do të qëndrojë në ose mbi 2% këtë vit, duke i dhënë Bankës Qendrore Evropiane pak hapësirë për të vepruar kur bëhet fjalë për një vendim për normën e interesit.

 

ÇFARË PO BËJNË VENDET E TJERA?

Pavarësisht përhapjes së Omicronit dhe efekteve të pasigurisë në ekonominë globale, bankat qendrore kanë rritur normat e interesit për të luftuar inflacionin në rritje, ose janë duke ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

 

Muajin e kaluar, Banka e Anglisë u bë banka e parë qendrore e një ekonomie të madhe të përparuar, që nga fillimi i pandemisë, që rriti normat e interesit. Banka Qendrore Evropiane ka marrë një qasje shumë më të kujdesshme, por gjithashtu ka vendosur të fillojë t’u japë fund gradualisht disa nismave të saj stimuluese vitin e ardhshëm.

Rezerva Federale e SHBA po ecën më shpejt se Evropa për të shtrënguar kredinë pasi çmimet e konsumit u rritën me 6.8% në nëntor të vitit të kaluar./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Berisha i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës: Besëpreri shiti e tradhtoi demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas daljes para mediave të kryetarit të shkarkuar të PD, Lulzim basha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Basha ështrë nën panik dhe është mbyllur me hekura dhe beton në një bunker.

 

Ai thekson se tashmë, të gjithë e kanë të qartë se Lulzim Basha është “non grata” për të gjithë demokratët.

 



“Lulzim Brava nen panik dhe i barrikaduar ne bunkerin e tij beri nje konference shtypi pa gazetare dhe kamera brenda! Ky eshte politikani i vetem ne bote qe del dhe flet me vete pasi askush nuk e beson me!

Basha mund te deliroje dhe te mashtroje se ai ka mbeshtetjen e 95% te shqiptareve, 99% te amerikaneve dhe 110% te evropianeve por askush nuk e kupton dot perse nje politikan qe pretendon qe ka shumicen e dy kontinenteve, mbyllet me hekura dhe beton ne nje bunker!
Ndonese I shkarkuar nga Kuvendi i jashtezakonshem statutor me voten kunder te tij te 4446 delegateve dhe referendumit te pare ne histori te 44 mije anetareve te PD, Lulzim Brava ne nje akt amoraliteti total politik kerkon t’u shese shqiptareve ne antikuvendin e tij, 1958 karrike per 5004 delegate imagjinare, duke deshmuar se eshte nje mashtrues i paskrupullt qe nuk njeh asnje norme, parim, apo standart, as politik e as moral!

Koha e tij mbaroi. Sot i madh e i vogel brenda dhe jashte Shqiperise e ka te qarte qe Lulzim Basha eshte non grata per te gjithe demokratet. Eshte i tille sepse ne 8 vjet u solli atyre vetem humbje dhe deshtim. Ne 8 vjet shkeli dhe shiti sakrificat e tyre per te mbushur xhepat e tij dhe te familjareve ne pazare te pista me Edi Ramen! Dhe sot kur demokratet e kane braktisur masivisht mendon se do gjeje shpetim ne mashtrime dhe dyer te blinduara! Kjo eshte metamorfoza me e shemtuar por e merituar e nje besepreri qe pasi ka shitur e tradhetuar te gjithe demokratet per interesa e tij private e sheh veten te braktisur brenda nje bunkeri!

Neser eshte dita e lirise dhe fundi i pengut te pabese qe ka 8 vjet qe pasurohet mbi djersen, vuajtjet dhe humbjet e demokrateve.

Reagimi yne nuk eshte thjesht per nje peng pa nder dhe dinjitet por per qindra mijera demokrate, demokratë dhe mbare shqiptaret per te cilet parimi themelor i demokracise eshte shumica vendos, pakica respekton dhe respektohet, te cilet neser do te jene deshmitare te rikthimit me te bukur te PD me gjithe fuqine e saj. Peng Basha ka hyre ne vetmi te thelle sepse shkelmoi dhe abuzoi me besimin e demokrateve.

Koha eshte e demokrateve. Neser eshte festa dhe fitorja e tyre!”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi i fortë/ Djemtë që ndodhen në selinë e PD-së, pjesë e një grupi shumë të rrezikshëm mafioz

Publikuar

-

Nga

cna politike aktualitet

Avokate Adriana Kalaja, ka komentuar foton që ka qarkulluar kudo nëpër media, ku një grup paramilitarësh, shfaqen brenda zyrave të selisë blu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalaja shkruan se sipas informacioneve ky është një grup shumë i rrezikshëm mafioz.

Sipas avokates disa prej tyre janë pjesë e Brigadës 138 të Agim Ramadanit, disa janë nga Mitrovica e Veriut dhe disa nga Kumanova.

“Kjo foto na ka  tronditur dhe shokuar të gjithëve.

Ndërkohë që dyert e Selisë së PD-së mbyllen për deputetët dhe demokratët, në zyrat brënda Selisë janë të organizuar grupe paramilitare, të mirëpaguar nga porositēsit e tyre.

Sipas informacioneve që unë kam, disa prej tyrë janë pjesë e Brigadës 138 të Agim Ramadanit.

Disa janë nga Mitrovica e Veriut dhe disa nga Kumanova.

Kështu dy prej tyre, sipas këtyre informacioneve janë djemt e Hisen Berishës nga Mitrovica.

Në vëndet e tyre, këta njihen si një grup shumë i rrezikshëm mafioz.

Ashtu si e kemi denoncuar si Aleancë pranē SPAK në maj-qershor të 2020 se në 1,500 forca paramilitarë që shembën Teatrin Kombētar, një pjesë ishin edhe nga Mitrovica dhe Kumanova.



LEXO EDHE:  Familja më e gjatë në botë

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 9 janar 2021

Sot është koha që të hidhet dritë mbi këtë vepër të rëmdë kriminale ku grupet paramilitare, kundrejt pagesës vihen në shërbim të regjimit kundra qytetarëve shqiptarë.

Sot vihen në shërbim edhe të banditëve “opozitarë” që i shërbejnë regjimit të cilët janë të gatshëm të derdhin dhe gjak shqiptari.

Unë e kuptoj që këta paguhen mjaftueshëm nga z. Kunat, pasi nxjerrja jashtë Selisë e Lulzimit e nxjerr jashtë dhe  z. Kunat nga aferat korruptive me Edi Ramën, por ajo që nuk kuptoj është sesi nuk ka një reagim nga Organi i Akuzës lidhur me këtë vepër të rëndë penale?

Çfarë pret SPAK që nuk fillon hetimet dhe nuk nxjerr urdhër kontrolli në Selinë e PD-së?

Kanë marë urdhër  nga Rama apo Kim?

Apo edhe SPAK duhet të marë leje nga dashnori i shulave dhe llozave, Gazment Bardhi?

Problemi  është ta bëni deri më datë 8 janar.

Pas kësaj date, përgjegjësia dhe turpi do ju mbetet juve.

Adriana Kalaja”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Të njëjtin postim ka ndarë dhe avokati Genc Gjokutaj në profilin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meta i akorodon Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, aktorit dhe regjisorit të shquar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, aktorit dhe regjisorit të shquar, Vasjan Lami.

 

Meta ka shprehur mirënjohje për emocionet që ka dhuruar Lami me interpretimet e paharruara artistike



 

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artit skenik, të shpalosura për dekada me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar, nëpërmjet roleve të veçanta e të suksesshme, që kanë mbetur të gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë, pata sot kënaqësinë t’i akordoj Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, aktorit dhe regjisorit të shquar, Vasjan Lami. Mirënjohje për emocionet e veçanta që ka dhuruar me interpretimet e paharruara artistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat shqipfolëse”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE