LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bomba" nga Anglia, Ronaldo po mendon largimin nga Manchester United

7 Janar 2022, 12:20, Sport CNA
"Bomba" nga Anglia, Ronaldo po mendon largimin nga Manchester United

Kristiano Ronaldo po mendon  të largohet nga Mançester Junajtid vetëm pas një sezoni të luajtur me skuadrën e ?djajve të kuq?. Ky lajm vjen nga mediat britanike, të cilat theksojnë se portugezi nuk do të qëndrojë në Angli nëse ai nuk është i lumtur me zgjedhjen e trajnerit të ri.

Ronaldo nuk shihet i lumtur me Rangnik në krye të Mançester Junajtid dhe nuk dëshiron që gjermani të qëndrojë më shumë në krye të ekipit. Portugezi dëshiron të fitoj sa më shumë trofe, por duket se nuk po arrin të përshtatet me formacionin 4-2-2-2 të Rangnik.

Ky lajm vjen vetëm pak orë pas atij të Leo Mesit, i cili mendon gjithashtu largimin nga PSG në fund të sezonit, nëse këta të fundit nuk arrijnë të triumfojnë në Champions League. Dy lojtarët ishin transferimet më të bujshme në merkaton e verës, por duket se të dy do të jenë pjesë e merkatos së ardhshme nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet.

Lajmet e fundit nga