LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Bashës/ Berisha: Sot ai foli si zëdhënës i Yuri Kim

7 Janar 2022, 20:08, Politikë CNA
Akuzat e Bashës/ Berisha: Sot ai foli si zëdhënës i Yuri Kim

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha pasditen e sotme, i cili u shpreh se Berisha ka mashtruar në lidhje me shpalljen e tij non grata.

Në një dalje televizive, Berisha është shprehur se Basha thotë vetëm gënjeshtra, porn ë deklaratat e tij ka folur si zëdhënës i ambasadores Yuri Kim.

?Së pari t?i përgjigjesh një njeriu që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra nuk është rracionale. Por këtu ai foli si zëdhënës i zonjës Yuri Kim. Tani unë jam shpallur non grata, kjo besoj se nuk ka njeri që nuk e di.

Çdo njeri ka pritur me shumë të drejtë se ata që morën këtë vendim të paraqesin një provë, fakt apo dokument. Nuk ka asgjë që mund të mbahet në këtë dosje. E treat e kam thënë dhe e them prpa janë bërë përpjekje të ndryshme, njëra nga ato kryesoret ka qenë që unë të mbyllë gojën.

Direkt nga yuri Kim. Nuk e zgjodha unë Bashën për të ndërmjetësuar, e dërgoi ajo, unë iu thashë nxirrini që nesrë. Unë lirinë e fjalës dhe të shprehjes nuk e lëshoj për asnjë gjë në tokë?, ka thënë Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga