LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Varianti Omicron “injoron” testet e shpejta

6 Janar 2022, 09:52, Lifestyle CNA
Varianti Omicron “injoron” testet e shpejta

Shumë shtete të Europës dhe të botës vijojnë të jenë nën ?kthetrat? e variantit Omicron dhe sipas ekspertëve nuk do të jetë e largët dita që ai të bëhet mbizotërues ndaj variantit tjetër të COVID-19, Delta-s.

Por, ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave, profesori italian Guido Rasi ka deklaruar se tamponët e shpejtë, mund të bëhen të padobishëm.

Në një prononcim për mediat italiane, Rasi thotë se varianti i ri Omicron, ka të ngjarë t?i shpëtojë më shpesh diagnostikimit të testeve të shpejta.

?Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike?.

Sipas ?La Stampa?, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje ?false negative?, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të./CNA.al

Lajmet e fundit nga