“Provokator është Basha që blindon dyert"/ Gazetari i kujton dosjen që ka në SHBA

6 Janar 2022, 16:29, Aktualitet CNA
“Provokator është Basha që blindon dyert"/ Gazetari i

Për gazetarin Robert Papa, veprimet e Lulzim Bashës me blindim të dyerve të PD po krijojnë në shfaqje të shëmtuar që nxjerr keq shqiptarët kudo në botë.

Në një intervistë televizive, ai tha se Basha është provokator me veprimet që bën, ndërsa i kujton këtij të fundit dosjen që ka në SHBA për 1 milionë dollarë të pastruara nga lobet ruse.

Papa theksoi se protesta ndodhin kudo në botë, dhe sipas tij qytetarët e kanë të drejtën të protestojnë.

Është e pasens që partitë të kenë seli kaq madhështore. Toka është e një qytetari amerikan. Është skandaloze dhe nuk ka kuptim se si mund të blindohen dyert. Basha mund të ketë mbështetjen e çastit nga amerikanët, edhe pse u tha se ka një ftesë nuk e ka për shkak të problemeve të tij. Basha po vazhdon të bëjë një shfaqje që na tregon keq kudo në botë. Ai duhet të bëjë garë.

Protesta ndodhin kudo në botë. Mijëra qytetarë hynë në Capitol Hill dhe nuk dogjën asgjë, populli ka të drejtë të protestojë. Provokator është Basha me dyert që blindon. Basha ka një dosje në SHBA për 1 milionë dollarë të pastruara nga lobet ruse”, tha Papa./CNA.al

Lajmet e fundit nga