LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarjet kriminale/ Pas Elbasanit, RENEA kontrolle blic edhe në Vlorë

6 Janar 2022, 19:11, Kronika CNA
Ngjarjet kriminale/ Pas Elbasanit, RENEA kontrolle blic edhe në Vlorë

Pas kontrolleve në Elbasan ku u shoqëruan disa persona, Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar në Vlorë, ku edhe në këtë qytet kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim të cilët janë të përfshirë në ngjarje kriminale.

Dy furgona me forca të ardhura nga Tirana po bëjnë kontrrolle nëpër kryqëzime rrugësh, por dhe nëpër lagje apo bllok pallatesh ku mendohet se qëndrojnë përsonat me precedent penal.

Ky aksion vjen dy ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj të riut Djego Hanaj i cili u qëllua teksa po shkonte drejt banesës së tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga