LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Natën rrinim bashkë vetëm 3 orë”/ 32 vjeçarja rrëfen historinë me burrin e martuar: Më kërcënonte

6 Janar 2022, 14:35, Lifestyle CNA
“Natën rrinim bashkë vetëm 3 orë”/ 32

Sot në emisionin me “Zemër të Hapur” është bërë publike historia e një gruaje 32 vjeçare, e cila kishte ngelur shtatzënë me një burrë të martuar me tre fëmijë.  Gruaja tregoi se, e kuptoi që ishte i martuar me fëmijë pasi ishin lidhur.

Në 11 vite të lidhur, ata kanë një fëmijë bashkë ndërkohë që gruaja e tij e ligjshme priste një fëmijë të tretë.

32 vjeçarja kishte një marrëdhënie të pjesshme, pasi qëndronin bashkë nga ora 18:00 deri në orën 21:00. Ajo thekson se nuk e linte dot burrin në fjalë, për shkak të kërcënimeve që ai i bënte ndaj prindërve.

?Vinte dhe te shtëpia dhe nuk desha që ai të bënte sherr me familjarët e mi dhe nga frika arrita deri këtu. Vinte më kërkonte. Bashkëshortja e tij e mori vesh kur u bëra me fëmijë. Më shante në telefon, më thoshte lere ai është me mua. Kur unë kam hapur gjyq për djalin ajo më ka thënë tërhiqi letrat se do t?i them unë të të jap prokurë për djalin.

Këtë gjë nuk e kam kuptuar asnjëherë, si e ruante raportin me bashkëshorten. Mbas 2 viteve e mësova që ishte i martuar dhe kishte fëmijë, nuk e lashë pasi nuk përplasesha dot te familja ime. Nuk e lashë se ai vinte natën dhe bënte llafe me babin tim këtë nuk e duroja dot. Unë doja të hiqja dorë. Ai ndenji 2-3 ditë pa më takuar dhe aty e mora vesh që ishte në maternitet dhe u bë me fëmijën e tretë.

Vinte rrinte dhe mua dhe atë. Tek unë vinte nga ora 6 e darkës deri në 9 të darkës. Ne nuk e ndanim ditën dhe natën bashkë vetëm 3 orë. Në familjen tjetër jetonte gjatë gjithë kohës normal?, tha 32-vjeçarja./CNA.al

Lajmet e fundit nga