LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur u rrëzua çekiçi dhe drapëri

6 Janar 2022, 09:11, Blog CNA
Kur u rrëzua çekiçi dhe drapëri

Nga David Satter ?The Wall Street Journal?

Në mesnatën e 31 dhjetorit 1991, nga ?Kulla e Shpëtimtarit? në Kremlin iu dëgjua zhurma e fishekzjarrëve që ndriçuan qiellin, duke shënuar fundin zyrtar të Bashkimit Sovjetik, shtetit totalitar që pretendonte se kishte krijuar Parajsën në Tokë.

Gjatë ekzistencës së tij 70-vjeçare, regjimi sovjetik vrau të paktën 20 milionë qytetarë të tij për arsye politike. Por ai kishte edhe cilësinë magjepsëse të një mirazhi. Qytetarët e saj u detyruan të ishin aktorë, duke luajtur rolin e banorëve të një utopie të re, në përputhje me parashikimet e pagabueshme të ideologjisë marksiste-leniniste.

Megjithatë, siç e tregoi historia, Bashkimi Sovjetik nuk ishte i pathyeshëm. Në vitin 1988, udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov lejoi hapësirë ??për qarkullimin e informacionit dhe mendimit të lirë në shoqërinë sovjetike, duke krijuar një kontradiktë të madhe midis fjalës së lirë, dhe një sistemi të bazuar tek gënjeshtrat.

Kur Glasnost (hapja) nuk u shtyp, kjo çoi në kolapsin e sistemit. Tek e fundit, vetëm një realitet i rremë mund të justifikojë një pushtet aq totalitarist. Dy faktorë e nxitën Gorbaçovin të ndërmerrte reformat që vulosën fatin e Bashkimit Sovjetik.

I pari ishte lëvizja e disidencës, e cila ofronte një alternativë morale edhe në kushtet e totalitarizmit. I dyta ishte kundërshtimi i fortë i Perëndimit, pavarësisht nga gabimet dhe hezitimet.

Që të dy këta faktorë e sfiduan Bashkimin Sovjetik në nivelin e vlerave bazike. Disidentët ishin të rëndësishëm pasi këmbëngulnin se fjalët kishin domethënien e tyre. Regjimi sovjetik shpalli ?të drejtat demokratike? të qytetarëve, por më pas përdori terrorin për t?u siguruar që qytetarët të mos i ushtronin kurrë ato.

Disidentët kërkuan që regjimi t?i merrte seriozisht ligjet e veta. Në gushtin e vitit 1975, Bashkimi Sovjetik nënshkroi Marrëveshjen e Helsinkit, e cila njihte ndarjen e Evropës në 2 blloqe kundërshtare në aspektin ideologjik, por që përmbante premtime për respektimin e të drejtave të njeriut dhe rrjedhën e lirë të informacionit.

Disidentët krijuan disa organizata, për të monitoruar sjelljen e regjimit në raport me këtë angazhim. Ato u bënë burimi më i mirë dhe shpesh i vetëm i informacionit për Perëndimin mbi shkeljen e premtimeve nga Moska.

Regjimi sovjetik reagoi me arrestime të shumta, por guximi i disidentëve për ta sfiduar regjimin, dhe gatishmëria e tyre për t?u përballur me dënimet e rënda në kampet e punës, u bënë shembull për të gjithë vendin. Bashkimi Sovjetik karakterizohej nga një censurë shumë më e madhe.

Gjithçka që botohej, transmetohej apo thuhej në një forum publik i nënshtrohej kontrollit të Partisë Komuniste, dhe duhej të afirmonte vlefshmërinë e marksizëm-leninizmit dhe udhëheqjen heroike të partisë komuniste.

Disidentët filluan që ta anashkalojnë censurën, duke shtypur veprat e ndaluara letrare dhe politike në 4 ose 5 kopje, dhe duke i qarkulluar ato fshehurazi. Autoritetet reaguan sërish me arrestime. Disidentët i bënë publike arrestimet, shpesh në revistën që botohej në fshehtësi ?Chronicle of Current Events? (Kronikat e ngjarjeve aktuale), duke ushqyer një nën-kulturë që e refuzonte nënshtrimin, dhe që shumë shpejt përfshiu një pjesë të konsiderueshme të inteligjencës.

Ndërkohë Bashkimi Sovjetik u përball me një Perëndim, integriteti dhe institucionet e të cilit ishin ende të paprekura. Raketa gjigante sovjetike SS-18 ishte shumë e saktë, gjë që tronditi analistët e CIA-s, të cilët deri në ato momente besonin se sovjetikët nuk mund të zhvillonin një raketë kaq të saktë brenda 10 viteve.

Stoku bërthamor sovjetik arriti në 45.000-60.000 bomba dhe mbushje bërthamore. Duke qenë në përgatitje për luftë, sovjetikët ndërtuan gjithashtu një metro të dytë 217 milje të gjatë nën metronë e Moskës, dhe bunkerë të mëdhenj nëntokësore për të mbrojtur elitën e Partisë Komuniste.

Presidenti Regan e hodhi poshtë idenë se Perëndimi nuk kishte asnjë alternativë ndaj qasjes tolerante ndaj Bashkimit Sovjetik. Sipas ish-Sekretarit amerikan të shtetit, Henri Kisinger, ai i dha ofensivës një përmasë?ideologjike dhe gjeostrategjike?.

Buxheti i Pentagonit thuajse u dyfishua, nga 158 miliardë dollarë në 1981, në 304 miliardë dollarë në vitin 1989. Sasia e parave që jepej për kërkimin dhe zhvillimin, u dyfishua midis viteve 1981-1986. Sa për strategjinë e tij, Regan tha se ajo ishte shumë e thjeshtë: ?Ne fitojmë. Ata humbin!?.

Përpjekjet e sovjetikëve për ta detyruar Perëndimin të tërhiqej, rezultuan të pasuksesshme. Sovjetikët instaluan raketat e lëvizshme me shumë bomba bërthamore, SS-20, që kishin në shënjestër Evropën Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën me planet për të vendosur raketat bërthamore ?Pershing?me një rrezeje të ngjashme në Gjermaninë Perëndimore, dhe raketat bërthamore ?Tomahouk? në 3 shtete të tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Sovjetikët ndërmorën një fushatë të madhe propagandistike kundër dislokimit të këtyre armëve. Romancieri gjerman Gynter Gras e krahasoi atë me Konferencën e nazistëve në Vanse, e cila përgatiti Holokaustin.

?Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe?, një organizatë terroriste e ekstremit të majtë në Gjermaninë Perëndimore, kreu sulme terroriste kundër objekteve të SHBA-së dhe NATO-s, duke u furnizuar me armë dhe trajnuar nga STASI, policia sekrete e Gjermanisë Lindore.

Pavarësisht protestave të mëdha, Perëndimi nuk u lëkund dhe raketat u vendosën. Njëhrazi, riarmatimi i SHBA-së nisi të jepte rezultatete para. Në qershorin e vitit 1982, pilotët izraelitë – që fluturonin me avionët amerikanë F-15 dhe F-16, dhe shfrytëzuan arritjet më të fundit në mikroelektronikë dhe teknologji kompjuterike – shkatërruan 81 avionë sirianë MiG-21 dhe MiG-23 të prodhimit sovjetik mbi Luginën Beka në Liban, pa humbur asnjë avion.

Më 23 mars 1983, Ronald Regan shpalli Nismën e Mbrojtjes Strategjike, që synonte të mundësonte gjurmimin e raketave sovjetike në hapësirë. Të habitur nga këto zhvillime, sovjetikët vendosën të ndërmerrnin rrezikun e reformave të mëdha.

Tridhjetë vjet më vonë, ne nuk përballemi më me një kundërshtar si Bashkimi Sovjetik, i cili kërcënoi të pushtonte Evropën, dhe ishte në gjendje të kishte ndikimin e tij në çdo cep të globit. Por këmbëngulja dhe ndjenja e nderit që e mposhti Bashkimin Sovjetik, janë ende sot të nevojshme.

Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, është një kujtesë e dhimbshme se ku jemi katandisur. Komunizmi dhe Islami radikal janë ideologji, të cilat e ndajnë botën në të bsimtarë dhe të pafe. Ato mohojnë individualitetin dhe e shtypin vullnetin e lirë. Që të dyja e trajtojnë dogmën e krijuar nga njeriu si një të vërtetë të pagabueshme, dhe synojnë ta imponojnë

me forcë atë.

Nën këtë sfond, lufta afgane u humb në momentin që amerikanët filluan të përsërisnin sloganin ?Jo më luftëra të pafundme!?, dhe duke shpërfillur me cinizëm ata që do të linim pas. Bashkimi Sovjetik është vërtet pjesë e së kaluarës, por detyra jonë është të nxjerrim leksionet e duhura nga rënia e tij.

Por në vend të kësaj, SHBA-ja është mbyllur në vetvete. Mbrojtja e vlerave universale është zëvendësuar me konflikte të brendshme politike për çështje si ndryshimi i klimës dhe identiteti gjinor. Kjo është një situatë tragjike dhe e rrezikshme. Komunizmi sovjetik u mund, por historia lëviz përmes cikleve. Është marrëzi të mendosh që ne nuk do të përballemi më kurrë në të ardhmen me një sfidë ideologjike.

Shënim:David Satter, është autor i librit ?Epoka e deliriumit:Perëndimi dhe rënia e Bashkimit Sovjetik?.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga