LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jeni fshehur si lepuj”/ Demokratët sfidojnë publikisht Gazin e Lulit  

6 Janar 2022, 09:26, Politikë CNA

Gazment Bardhi dje në një deklaratë për mediat, tentoi të justifikojë veprimet skandaloze të kryetarit të shkarkuar, Lulzim Basha dhe bunkerizimin e selisë blu.

Ndërsa në media është raportuar se dyert e selisë së PD po blindohen, Bardhi u justifikua duke thënë se në seli po bëhen punime dhe se dyert po vishen me adesiv.

Për më tepër ai gënjeu sy më sy gazetarët, të cilëve u tha se ?mund të futen dhe ta shohin nga brenda selinë e PD?, por kur gazetarët kërkuan të futen, ?ndërroi mendje? dhe tha ?Jo tani nuk mund të futeni sepse po bëhen punime?.

Por, pas kësaj deklarate demokratët i janë ?vërsulur? me komente Gazit të Lulit.

Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në rrjetet sociale, është publikuar edhe video e konferencës së Bardhit, ku demokratët kanë shpërthyer në akuza.

Demokratët e sfidojnë publikisht Bardhin, të cilit I kërkojnë që nëse ka guxim, të dalë dhe të provojë veten në votim.

?Show dhe demagogji politike po bëni ju o mjeranet e L.Braves. Jeni ngujuar brenda stanit me dyer të mbylluara duke lehur si qente, dilni e provojeni në votim brenda PD , 5 % ju mbështesin, ik ore i pavlerë?-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan ?Eshte e turpshme kush përfaqëson demokratët, duhen hequr nga selia e PD-së njeë orë e më parë, mos më prit datë 08 se është shumë vonë, shumë i neveritshem.?

Po ashtu një tjetër shkruan ?Ajo seli eshte shtepia e te gjithe demokrateve e jo e nje grupi te mbeshtetesve te Bashes o bravaxhinj?.

Ndërsa një demokrat shkruan ?Ik ore se lat nam jeni fshehur si lepuj shkoni flini me Edi Ramën sonte?./CNA.al

Lajmet e fundit nga