LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha akuza Berishës/ Bllokon me mesazhe telefonat e deputetëve të PD

6 Janar 2022, 11:46, Politikë CNA
Basha akuza Berishës/ Bllokon me mesazhe telefonat e deputetëve

Lulzim Basha, pas mbylljes së dyerve të selisë së PD-së, u ka dërguar një mesazh të gjatë në celular deputetëve të PD.

Mesazhi mësohet se është dërguar në emër të Partisë Demokratike, ndërkohë që Lulzim Basha, me 18 Dhjetor është shkarkuar nga posti i kryetarit.

Në mesazhin dërguar deputetëve demokratë, Basha vijon me akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha iu thotë deputetëve se koha e Berishës ka mbaruar dhe për më tepër e lidh ish-kryeministrin me ngjarjen e 21 Janarin, m Gërdecin apo edhe me thyerjen e embargos së naftës me ish-Jugosllavinëcsi dhe me skandalin me firmat piramidale gjatë vitit 1997.

?Është Sali Berisha zonja e zotërinj, ai i çadrave pistoletë dhe thikave me helm në 21 janar. Është i njëjti që nuk njihte baxhanakun e tij që çmontonte predha me fëmijë, në ?aksidentin teknologjik? të Gërdecit, me 26 të vrarë. Është Sali Berisha i kontrabandimit të naftës për tanket Millosheviçit sepse siç do thoshte më vonë nuk mund të linte pa ngrohje kosovarët. Është Sali Berisha që i shtrëngonte dorën Alimuçës e Sudes për të thënë më pas lekët tuaja janë 100 % të sigurta?, thuhet në mesazh.

Më tej Basha e quan ish-kryeministritn Berisha mashtrues dhe komplotues.

?Është Sali Berisha që për 30 vite tha se nuk kishte takuar kurrë Enver Hoxhën, por më pas thoshte se shkonte në ditëlindjet e familjes Hoxha dhe kishte më shumë foto me anëtarë të byrosë sesa me familjen e tij. Etj, etj. Komploti i Iluminatit të Alfred Çakos është një shaka para Sali Berishës?, shkruhet ndër të tjera në mesazh.

Basha e ka vijuar sulmin me mesazhe ndaj Berishës, duke e akuzuar se po përhap panik dhe ndër të tjera e quan paranojak.

?Ai zbuloi banda të armatosura në PD. Pastaj gardistë e RENEA në tarracë (kur ishin veçse ca 20 vjeçar që pinin cigare për qejf pas një dite të lodhshme). Më pas zbuloi tetovarë me mjekër e vehabistë të ardhur posaçërisht për të vrarë e prerë. Po, po! Sot vendosjen e ca adesivëve blu i mori për dyer të blinduar.

Sali Berisha do të ishte një skenarist i mirë filmash hollivudian. Ai ka një prirje të jashtëzakonshme për zhanrin thriller të përzier me teknikën e rrëfimit të realizmit magjik. Në 3 muajt e fundit ka zbuluar komplotin e Soros, Blinken, Basha, e shumë personazhe të tjerë për marrjen e vulës ?non grata? familjare për korrupsion domethënës nga SHBA. Tablotë sinotikane të Enverit për armiq të brendshëm dhe të jashtëm janë amatoreske përpara shtjellimeve imagjinare të doktor Gënjeshtrës?, thuhet në mesazhin që ka mbërritur në telefonat e deputetëve të PD-së dhe ka bërë xhiron e mediave./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga