LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Adams Family' në selinë e PD-së!

6 Janar 2022, 20:16, Opinione CNA
'Adams Family' në selinë e PD-së!

 Nga Armand Maho

?Adams Family?, është një komedi e zezë e Hollywood i risjellë në skenë në variante të ndryshme, por me thelb të njëjtë. Adamsët në fakt janë një përmbysje satirike e familjes ideale amerikane të shekullit të 20-të: një klan aristokratik i pasur i çuditshëm që kënaqet me makabritetin dhe në dukje nuk janë të vetëdijshëm ose të shqetësuar që njerëzit e tjerë i shohin të çuditshëm ose të frikshëm. Ata jetojnë në në një ndërtesë të zymtë gotike pranë një varreze të braktisur.

Partia Demokratike përgjatë gjithë ekzistencës së saj ka ditur të jetë një ansambël njerëzish. Kush i mban mend vitet e opozitës përpara 2005-ës, e di mirë se atje tek selia e vjetër mblidheshin të gjithë. Ishte si vend takimi për antarë, simpatizantë, njerëz pa parti dhe ambienti apo kafet përreth gëlonin nga bisedat kryesisht politike. Të gjithë merrnin pjesë në jetën e saj. Të gjithë diskutonin rreth zhvillimeve të ditës. Ndiqeshin me ankth fushatat elektorale.

Gazetarët ishin si në shtëpinë e tyre dhe mund të merrnin thuajse çdo informacion që kërkonin në zyrat e saj. Natyrisht, kishte raste që informacioni s?mund të jepej, por askurrë nuk ktheheshin duarbosh nëpër redaksi.

Partia Demokratike ishte një motor në lëvizje, një energji e pashtershme. Shkëmbeheshin ide. Diku nga mesdita kryesisht Sali Berisha apo ndokush tjetër gati çdo ditë do dilte në konferencë për shtyp dhe mund ta pyesje për gjithçka. Pjesë e këtij mozaiku ishin dhe jo pak gazetarë të medieve të pushtetit të asaj kohe, që hynin e dilnin pa teklif në çdo zyrë pavarësisht se në redaksitë e tyre opozita sulmohej me të gjithë artilerinë.

Në vigjilje të fushatave mozaiku ishte dhe më i larmishëm. Morisë së njerëzve të përditshëm i shtohej dhe radha e gjatë e kryetarëve të degëve, seksionesh dhe grupseksionesh që vinin nga çdo qytet i vendit. Rriheshin mendime për kandidatura deputetësh dhe të zgjedhurish lokalë. Radha përpara zyrës së Doktorit dhe kupolës partiake bëhej e gjatë. Emrat e kandidatëve diskutoheshin e debatoheshin jo vetëm brenda zyrave por edhe në ambientet e jashtme.

Më kujtohet në zgjedhjet e vitit 2005 që jo pak prej atyre që u gjendën në listë e merrnin informacionin se ku mund të ishin më parë nga gazetarët ose personat përreth. Çdo gjë ishte e hapur dhe në tavolinë, PD ishte vërtet një parti e madhe dhe demokratike. Kështu e gjeti atë mot dhe deputeti Lulzim Basha djaloshi i ndrojtur i ardhur nga Hollanda që vetëm buzëqeshte.

Shumëçka ndryshoi me ardhjen e këtij të fundit në krye të PD. Ajo seli, ku u rritën breza e breza demokratësh rrethua nga një tis misterioz ku rëndom askush nuk dinte se çfarë kulisash thureshin brenda saj. Ç?farë pazaresh apo marrëveshjesh të fshehta bëheshin. Sot Basha në shumicë ka mbledhur rreth vetesh ca spurdhjakë, që përgjithësisht përcjellin në publik humbjen e cila ngrihet në piedestal si fitore, dështimi si triumf.

Për shembull dalja e deputetit Gazment Bardhi para medieve dy ditë para protestës së 8 janarit, dukej si pamje e telekomanduar e Bashës nga kolltuku i zyrës. Madje dhe konferencën për shtyp Bardhi e mbajti në ambientet jashtë selisë me qëllim që të fshehë atë çka po ndodh brenda ndërtesës. Edhe ai në majë të gjuhës kishte sloganin e ish- kryetarit se demokratët na paksërkan zgjedhur të ardhmen.

Pra demokratët sipas tij qenkan një tufë humbamenosh apo derdimenësh që të ardhmen e shihkan në opozitë! Se të besosh një individ që s?ka fituar kurrë një betejë  më së paku s?duhet të jesh në rregull nga trutë.

Por problemi nuk janë demokratët.

Problemi i madh i tyre që kërkojnë të mbajnë me çdo kusht çelësat e zyrave është se s?po e kuptojnë sa qesharakë dhe të urryer po bëhen në sytë jo vetëm e anëtarësisë, por edhe të opinionit publik. Basha kërkon t’u shkarkojë vartësve kostot e tij, duke i shndërruar në modele komikë të të bërit opozitë. Sot ata duken si fotokopje të deputetëve të listave të shndërruar në gjuzër e jenisherë, të cilët s?bëjnë gjë tjetër vazhdojnë t’i mbajnë ison pazareve të tij. Kjo po ndodh me Bardhin, Alibeaj, Gjekmarkajn e gjithë shpurën që kanë marrë përsipër të bëjnë luftën e një lideri frikacak dhe të pabesë, i cili i ka nxjerrë në fushë të betejës pas asnjë armë për t’u mbrojtur. Gjuha e tyre nuk ndryshon shumë nga gjuha propagandistike e zëdhënësve mediatikë të Ramës që ethshëm janë shndërruar në ?Bashistë? të çmendur.

Kjo lloj sjelljeje po e kthen ish kupolën e PD-së në personazh qesharak të ngjashëm me ato të ?Adams Family?. Ajo tashmë nuk po di më të ndajë fantazinë nga realiteti. Flet për mbështetje imagjinare. Në këto kushte na lind e drejta të themi se i vetmi me mendje më të kthjellët e të ftohtë aty ka qenë dhe është Lulzim Basha. Ai e ka ditur fort mirë çfarë ka dashur. Nuk ka dashur kurrë të bëhet kryeministër, por ka shfrytëzuar mundin dhe djersën e demokratëve për të mbyllur pazaret e tij me pushtetin. I duhet që demokratët të rrinë urtë mos ndjehen, kur ai fut duart tek ndërtimi i porteve dhe aferat alla Balla.

Nën këtë strategji duke i larguar dalëngadalë ai jo pa qëllim e shndërroi selinë e PD-së nga një vend ku bëhej politikë, në një ndërtesë të zymtë, të braktisur dhe të rrethuar me misterin e intrigës, me qëllim që askush mos fliste, askush mos protestonte, askujt mos i zgjohej nervi i protestës.

Por demokratët nuk duan që ajo ndërtesë, ajo seli të kthehet në një godinë të ngjashme me kështjellën gotike pranë varrezave, njësoj si shtëpia pranë Cemetery Ridge të Adamsave. Ajo më datë 8 të këtij fillimviti duhet t’u kthehet atyre që e duan me pastërti atë. Atyre që dinë të bëjnë fushatë, dinë t’i japin jetë, dinë të fitojnë. Demokratët tashmë e kanë kuptuar se për sa kohë të që atë ta drejtojë  Basha dhe kasta e tij, aq kohë do jetë në pushtet dhe Rama me kastën e Rilindjes.

 

Lajmet e fundit nga