LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdorte lokalin për aktivitet të paligjshëm/ Vihet në pranga i riu

5 Janar 2022, 08:29, Kronika CNA
Përdorte lokalin për aktivitet të paligjshëm/ Vihet në

Policia ka finalizuar operacionin e koduar Skedina, nga i cili është arrestuar shtetasi J. R, 26 vjeç.

Ky shtetas ka përshtatur lokalin e tij për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, npërmjet lotarive sportive.

?Finalizohet operacioni policor i koduar “Skedina”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skedina”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– J. R., 26 vjeç, banues në rrugën “Siri Kodra”. Ky shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij në rrugën “Xhanfize Keko”, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Organizimi i lotarive të palejuara? dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara“, njofton policia./ A.E-CNA.al

Lajmet e fundit nga