LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungesa e sasisë së duhur të vitaminës D/ Rrit me 12 herë rrezikun e vdekjes nga Covid-19

5 Janar 2022, 09:12, Blog CNA
Mungesa e sasisë së duhur të vitaminës D/ Rrit me 12

Nga Joseph Mercola ?The Epoch Times?

Duke pasur parasysh të gjithë elementët dhe faktorët, mbajtja në nivele optimale e vitaminës D në trupin tonë, ka të ngjarë të jetë strategjia më e lehtë, më pak e kushtueshme dhe më e dobishme që mund të ndjekë çdokush për të minimizuar rrezikun nga Covid-19 dhe infeksioneve të tjera në muajt e ardhshëm.

Autoritetet shëndetësore po paralajmërojnë valën e radhës së Covid-19, dhe kjo do të thotë se është koha e duhur për përmirësimin e nivelit të vitaminës D në trupin tuaj. Kjo pasi ne kemi aktualisht edhe një pandemi të mungesës së vitaminës D.

Më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën, në të gjitha grupmoshat, kanë mungesë të kësaj vitamine. Kjo e fundit është identifikuar tani si një faktor rreziku i rëndësishëm për cilindo që rezulton pozitiv ndaj testit për Covid-19, ndaj formës së rëndë të kësaj sëmundjes, apo edhe rrezikut të humbjes së jetës prej tij.

Në një studim, që shqyrtoi të dhënat nga 780 pacientë në një spital në Indonezi, ata që kishin një nivel të vitaminës D midis 20-30 nanogramë për mililitër (ng/mL) ishin 7 herë më të rrezikuar të vdisnin sesa pacientët që kishin një nivel mbi 30 ng/mL të vitaminës D. Ndërkohë pasja e një niveli nën 20 ng/mL, shoqërohej me një rrezik 12 herë më të lartë

për të vdekur nga Covid-19. Për të përmirësuar funksionin tuaj imunitar, dhe për të ulur rrezikun e infeksioneve virale, ju duhet të rrini nivelin e vitaminën D midis 60-80 ng/mL. Nëse nivelet e kësaj vitamine do të rriteshin në gjithë popullatën globale, dhjetëra mijëra njerëz mund të shpëtohen nga Covid-19.

Ndërsa mungojnë ende studimet e plota dhe më të detajuara mbi efektivitetin e vitaminës D në përballimin me sukses të Covid-19, aktualisht janë në zhvillim e sipër shumë studime të tilla. Gjithsesi ka që tani dëshmi gjithnjë e më të mëdha se vitamina D ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, gjë që zvogëlon ndjeshëm rreziqet që vijnë nga prekja nga Covid-19.

Ajo e arrin këtë, kryesisht duke reduktuar mbijetesën dhe shumimin e virusit SARS-CoV-2 në organizimin e njeriut, dhe duke reduktuar rreziqet e ?stuhive të citokinës?, pra duke reduktuar prodhimin e citokinës pro-inflamatore, dhe duke rritur njëkohësisht prodhimin e citokinës anti-inflamatore.

Mbajtja në nivele optimale e vitaminës D, është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me lëkurë të errët, pasi sa më e errët lëkura e njeriut, aq më shumë ekspozim ndaj diellit  nevojitet për të rritur nivelin e vitaminës D. Rritja e pigmentimit të lëkurës, e zvogëlon efikasitetin e rrezeve ultravjollcë, pasi melanina funksionon si një bllokues natyral i efekteve të Diellit.

Nëse jeni një njeri me lëkurë shumë të errët, atëherë mund t?ju duhet të kaloni rreth 1.5 orë në ditë në diell për të pasur ndonjë efekt të dukshëm. Për shumë të rritur që punojnë, por edhe fëmijë të moshës shkollore, kjo gjë thjesht nuk është e mundur.

Ndërkohë njerëzit me lëkurë të bardhë mund të kenë nevojë vetëm për 15 minuta ekspozim të plotë në diell në ditë, gjë që është shumë më e lehtë për t?u arritur. Por edhe këta të fundit e kanë zakonisht shumë të vështirë të ruajtur nivelet ideale të vitaminës D gjatë dimrit.

Gjatë muajve të dimrit në zona me gjerësi gjeografike më të madhe se 40 gradë, pak ose aspak rrezatim ultravjollcë arrin në sipërfaqen e Tokës. Prandaj jetesa në gjerësi të ulët gjeografike nuk garanton nivele adekuate të vitaminës D, pasi normat sociale dhe kulturore mund ta kufizojnë ekspozimin në diell.

Në një studim të tyren studiuesit e vitaminës D, Uilliam Grant dhe Barbara Busher, thonë se kjo vitaminë D nxit gjithashtu formimin lokal të ACE2 në mushkëri, një efekt i njohur për reduktimin e ashpërsinë e sindromës së problemit akut të frymëmarrjes.

Për më tepër, përqendrimet më të larta bazë të serumit 25(OH)D, raportohet se lidhen me një shkallë të reduktuar të formës së rëndë të Covid-19 dhe të vdekshmërisë prej këtij virusi. Grant dhe Busher rekomandojnë marrjen çdo ditë të suplementeve të vitaminës D, sidomos tek grupet etnike me ngjyrë, aziatike dhe pakicat, punëtorët që punojnë në ambiente të mbyllura, punëtorët që punojnë zakonisht natën në turnin e tretë, të moshuarit, si dhe ata që janë mbipeshë.

Vetëm ky hap i thjeshtë mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave të Covid-19, dhe të parandalojë vdekjet e panevojshme. ?Vitamina D është e disponueshme lehtësisht… Ajo merret pa recetë , gjendet edhe në supermarkete, apo online në internet, por mund t?u ofrohet falas atyre që janë në vështirësi financiare?- shkruajnë Grant dhe Busher.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga