LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në shkelje të ligjit/ Deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion

5 Janar 2022, 20:23, Politikë CNA
Basha në shkelje të ligjit/ Deputeti ka të drejtë të

Vendimet e kryetarit të shkarkuar të PD Lulzim Basha për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të kësaj partie brenda selisë, është në shkelje të rëndë të ligjit.

Deputeti për shkak të imunitetit që ka, lejohet të hyjë kudo, në çdo institucion, madje edhe në burg.

Ligji 8550/1999 ?Për statusin e deputetit?, i njeh këtij të fundit të gjitha kompetencat të hyjë në institucione të ndryshme, të marrë pjesë në mbledhje apo të kërkojë çdo informacion që i intereson.

Në nenin 6 të këtij ligji theksohet se deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet dhe analizat që organizohen nga organet e qeverisjes vendore, ndërsa në pikën 2 të këtij neni vihet theksi tek detyra që ka qeverisja vendore dhe prefekturat që në çdo fillim muaji të njoftojnë deputetin për kalendarin e mbledhjeve.

Por ndonëse Basha u ka ndaluar hyrjen në shtëpinë e tyre deputetëve demokratë, drejtuesit kryesorë të ministrive apo institucioneve të ndryshme kanë detyrë të presin deputetin për të për të diskutuar mbi problemet që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij. Kjo gjë është përcaktuar në nenin 7 të këtij ligji.

Por neni 8 e ka të përcaktuar qartë, se deputeti ka të drejtë që të kërkojë shpjegime për çështje që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës së tij nga çdo institucion.

Pra deputeti, për ka akses në çdo lloj institucioni dhe këtë ja njeh ligji, por vetëm Luli nuk njeh ligj, duke mos i lejuar që të hyjnë në seli./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga