LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ti bën lojë të pistë”/ Iliri i përgjigjet banorit që e kritikoi: Unë i jap të drejtë këtij personi

4 Janar 2022, 13:08, Lifestyle CNA
“Ti bën lojë të pistë”/ Iliri i përgjigjet

Banorët e shtëpisë së ?Big Brother VIP? i janë nënshtruar një ?loje? paksa ndryshe nga herët e tjera. Ata duhej që të shkruanin disa letra për njëri-tjetrin në mënyrë anonime.

Në letrat në fjalë, ata do të shkruanin disa arsye pse ata mendojnë se banorët nuk duhet ta fitojnë garën dhe çmimin e madh.

Letrat më pas do të lexohen nga vetë banori që i dedikohet, do të analizohet dhe komentohet, por ata nuk do ta marrin vesh se kush e ka shkruar.

Një nga letrat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e Ilirit. Këtij të fundit iu bë një akuzë dhe deklaratë shumë e rëndë ku thuhej se është duke bërë një lojë të pistë.

?Loja që bën brenda shtëpisë kundrejt banorëve të tjerë është e pistë?, shkruhej në letër.

Balerini i njohur fillimisht aludoi për shkruesin e letrës duke thënë se beson që është Meridiani. Ky i fundit vendosi të mos flasë, por të reagojë me anë të një mimike mospranuese.

Për sa i përket deklaratës që ai mori, balerini u përgjigj duke thënë se loja e tij konsiston në mbrojtien e gjërave që do më shumë dhe në besimin e principeve të veta, shkruan Shqip.

?Nëse lojë quhet ajo që secili tregon karakterin e vet, kur njeriu i mbron gjërat që do më shumë, kur njeriu beson principet e veta, atëherë, po, unë i jap të drejtë këtij personi”,është shprehur Iliri.

Lajmet e fundit nga