LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten frikshëm rastet e reja me Covid/ Konfirmohen mbi 800 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

4 Janar 2022, 16:33, Lifestyle CNA
Rriten frikshëm rastet e reja me Covid/ Konfirmohen mbi 800 raste të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5,166 testime dhe kanë rezultuar positive 801 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol,  Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2
pozitiv: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Janar 2022)
Raste të reja ditore         801
Të shëruar në 24 orë       351
Të shtruar në spitale       113
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 5,166

Testime totale              1,495,002
Raste pozitive                 212,021
Raste të shëruara           201,748
Raste Aktive                        7,049
Humbje jete                         3,224

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,326
Fier                 711
Durrës             645
Shkodër          451
Elbasan           441
Vlorë                433
Berat               284
Gjirokastër     225
Lezhë              213
Korçë               143
Dibër                106
Kukës               71

Lajmet e fundit nga