web counter

Dalin detajet e rënda/ Si nisi sherri në lokal

4 Janar 2022, 16:15, Kronika CNA
Dalin detajet e rënda/ Si nisi sherri në lokal

Një i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë që tronditën pasditen e sotme Tiranën.

Masakra me armë zjarri tip kallashnikov ka ndodhur brenda një lokali në Don Bosko.

Mësohet se shënjestra po pinte kafe në një lokal në ‘Don Bosko’. Ai ështe qëlluar nga jashtë lokalit, e për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe 3 të tjerë njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë A.D., 40 vjeç; A.S., 20-22 vjeç dhe një 25-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet. Po pikërisht ky i fundit është në gjendje më të rëndë, në reaminacionin e spitalit Ushtarak.

 

 

Lajmet e fundit nga