LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga kriza në PD, tek planet e tij në politikë/ Edvin Kulluri tregon si pritet të jetë e ardhmja në selinë blu

3 Janar 2022, 16:12, Politikë CNA
Nga kriza në PD, tek planet e tij në politikë/ Edvin Kulluri

Kandidati për kryetar të PD Edvin Kulluri ka bërë një analizë të gjithë situatës politike në PD, e cila që prej muajit shtator të vitit të kaluar ka hyrë në një krizë të brendshme.

Në një intervistë për CNA.al, Kulluri teksa komenton situatën e tensionuar, shprehet se me të njëjtat ritme do vazhdohet edhe gjatë vitit 2022, ndërsa përmend edhe principet që duhen rikthyer për një parti konservatore më të fortë për të shkuar drejt fitores.

Kulluri foli edhe për skandalin që ndodhi pak kohë më parë me rrjedhjen e të dhënave personale, për të cilat tha se nxorri në pah realitetin në Shqipëri ku një pjesë e qytetarëve kanë paga të larta dhe të pajustifikuara, kurse një pjesë tjetër kanë rroga shumë të ulëta.

Ky vit që po lëmë u shoqërua nga zhvillime të shumta politike, duke nisur nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, vendimi i DASH për ish kryeministrin Berisha, që pasoi me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe nisjen e aksionit të Foltore, mbajtja e Kuvendit e deri tek referendumi.  Si e shikoni aktualisht situatën politike në vendin tonë? A do vijojë të jetë ajo po kaq e ngarkuar edhe vitin që vjen?

Situata realisht është shumë e ngarkuar për shkak të fitores së mandatit të tretë të PS që ishte i pamerituar sa i takon bilancit të saj 8 vjeçar. Nga ana tjetër, në opozitë është hapur seriozisht një debat për zgjidhjen e krizës së saj shumë të thellë, të pa precedentë, por mbi të gjitha edhe mbi atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me PD. Besoj që shprehja ?më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund? do ishte shprehja e duhur për këtë situatë.

Nuk mund të vazhdojmë më të mavjoset një krizë e heshtur, një krizë që e kishin parë të gjithë, por pak guxonin të flisnin. Nuk ishte e drejtë por nuk ishte as e duhur heshtja dhe hipokrizia përballë krizës së thellë  demokratike dhe ideologjike të partisë që na çoi në humbjen e katërt rresht, nga ana e një shumice të heshtur parti, por më në fund u reflektua dhe kemi ardhur në këtë pikë, ku debati është më i zjarrtë se kurrë, i cili u mbyll me mbajtjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor dhe referendumin e datës 18, i cili certifikoi Kuvendin.

Nga ana tjetër, kokfortësia e Lulzim Bashës dhe atyre që e rrethojnë për të vazhduar nga humbja në humbje dhe tashmë duke u izoluar ehde nga opinioni dhe mendimi i shumicës së PD është po aq i paprecedentë në 30 vite demokraci, ndaj mendoj që ky tension kaq i madh mes qeverisjes dhe angazhimeve që nuk i mbajti kurrë dhe një opozite që ka hyrë në rrethin e fundit të zinxhirit të përplasjeve do ta bëjë edhe 2022 një vit që do nisë i ngarkuar me tensione dhe  që shpërfaq dukshëm deficitin demokratik për të cilin gjendemi së paku që nga viti 2008, në ndryshimet e gabuara kushtetuese që u bënë.

Si e shikoni të ardhmen e PD, duke qenë se është në një krizë të brendshme dhe një ndarje mes Berishës dhe Bashës?

E ardhmja e PD është e paqartë, është e tensionuar, është krijuar një nervozizëm ekstrem midis dy palëve të cilat deri pak muaj më parë nuk ishin në konflikt, për shkak se mungonte kurajoj për të mbajtur qëndrime të qarta dhe të forta për lrizën e shkaktuar nga lidershipi i partisë. Në këtë kuptim nuk e shoh një pjesë mes ndarjes së Berishës dhe Bashës, por e shoh një ndarje të qartë mes shumicës demokratike që është kritike, reaktive, refuzuese ndaj modelit të dështuar për politikë të lidershipit aktual dhe një minorance e cila, për arsye nga më të ndryshmet, të drejta, po kryesisht të padrejta, mendojnë se rruga e nisur me Lulzim Bashën duhet të vazhdojë ende.

Kjo pikëpamje e dytë është e dëshpëruar, dhe është dëshpëruese për të ardhmen e PD pasi, PD edhe duke qenë këta faktorë që përplasen sot në të njëjtën tryezë humbi zgjedhjet e 25 prillit. Fatkeqësisht parashikimet dhe prognozat e bëra  nga ata që u larguan nga PD dhe ata që qëndruan doli e saktë. Zgjedhjet e 25 prillit, treguan edhe një herë ashtu si në 2017 që një parti jo demokratike, një parti jofunksionale, një parti jo përfaqësuese, një parti në krizë të thellë ideologjike nuk mundi të fitonte zgjedhjet dhe një e ardhme e mundshme në pushtet në 25 prill do shkaktonte një krizë akoma më të rëndë në PD pasi PD do të shkonte në pushtet duke u larguar nga pushteti shumë shpejt dhe me një kosto shumë të madhe.

E ardhmja  për medimin tim është vetëm një bashkim për mendimin tim mes vlerave të qarta demokratike në funksionim, duke i kthyer partisë disa principe të qarta siç janë ato për ndarje të qarta pushtetesh brenda PD, vënia e një autonomie të gjerë, të qartë strukturave lokale për të zgjedhgur përfaqësuesit e tyre  dhe një qasje ideologjike, që të drejtohet përfundimisht tek liritë dhe të drejtat ideale, politike, ekonomike të shqiptarëve dhe një autonomie lokale që do të çonte në përfaqësimin politik aty ku duhet të demokratëve dhe qytetarëve.

Të mos harrojmë edhe një gjë, jemi në fund të një tranzicioni të vështirë, ku kërkohet me domosdoshmëri të marrë zgjidhje një herë e mirë problemi i pronës, jo ashtu siç e kemi dhënë deri tani në shumicën e rasteve, në mënyrë të gabuar si PD dhe  të kthejmë sytë nga puna, prodhimi dhe jo nga dallaveret financiare dhe ekonomike që zbuloi edhe botimi i listës së pagave që ka ndodhur disa ditë më parë dhe do të shgkojmë drejt një politike rajonale dhe të jashtme që të mbrojë interesin e shqiptarëve dhe jo interesin e një elite që na është imponuar në krye të PS dhe PD. Nëse PD i jep të ardhme vetes së saj në këto kolona kryesore, do ishte oferta më e mirë që do u jepte shqiptarëve në zgjedhjet e ardhsme lokale dhe qendrore.

2021 u mbyll edhe me një skandal, ku u publikuan të dhënat e qytetarëve shqiptarë. A keni një koment për këtë?

Ky që ju e quani me të drejtë një skandal i publikimit me të dhënat personale nuk është një skandal vetëm për këtë shkak. Personalisht mendoj se ky është dëmi më i vogël që i është bërë shoqërisë shqiptare përmes publikimit të këtyre të dhënave. Thelbi i këtij skandali është diferenca e frikshme e padrejtë, pothuajse kriminale në të ardhmen e një elite të vogël të lidhur me koncesione, kontrata PPP, midis atyre që ne rëndomtë i quajmë oligarkë dhe drejtuesve politik dhe mediatik që duken qartë që janë të korruptuar dhe ushqehen me paratë e taksapaguesve në mënyrë abuzive. Nga ana tjetër ka dhe një abuzim shumë të rëndë.

Një evazion fiskal të qartë, për disa paga shumë të larta të pajustifikuara dhe disa paga të tjera shumë të ulta po të pajustifikuara  që tregojnë se po këto kompani, të cilat janë të përfolura në publik të paktën gjatë këtyre 8 viteve i vjedhin haptazi buxhetit të shtetit miliarda  lekë taksa duke  i kamufluar si shpenzime, si rroga apo edhe si investime. Ky debat duhej hapur me kohë por mungonte vullneti nga shumica e lëvizjes politike. Janë çështje që një pjesë e jona i ka ngritur prej vitesh por binin në vesh të shurdhët për shkak se kanë qenë të pakta mediat si CNA.al që kanë thënë të vërtetat e këtij vendi në tetë vite dhe unë do t?iu përgëzoj si një nga të paktat media që keni qënë serioze dhe të ndershme në pasqyrimin e këtij realiteti të frikshëm dhe kriminal, financia dhe politik në Shqipëri.

Përveç sferës politike, në aspektin tuaj personal çfarë prisni nga viti 2022?

Tashmë prej shumë vitesh i jam dedikuar politikës dhe në aspektin profesional pres që viti 2022  të ketë zhvillime poltike pozitive. Duhet të dalim nga errësira e 8 viteve të fundit si opozitë dhe të hyjmë në një rrugë të re, nuk po them të ndritshme, por të paktën të jetë optimiste, të jetë shpresëdhënëse për të djathtën, për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, sepse nevoja për rrotacion dhe për një qeveri shumë më të mirë se kjo tashmë është kthyer në një domosdoshmëri të vonuar. Personalisht pres që ashtu sicc koha më dha të drejtë për gjithë qëndrimin që kam mbajtur në këto 5 vite duke sjellë atë konflikt të papajtueshëm të pamjes së parë të më japë të drejtë mua dhe shumë kolegëve të mi që kemi mbajtur këto qëndrime për opozitën dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete dhe jo të pjesshme. Nuk do dëshiroja kurrë që nga ky konflikt të dilnin dy parti të djathta, por të dalë vetëm një PD e qartë e vendosur dhe me një projekt politik fitues. Personalisht hyj tek ata njerëz që kam sakrifikuar për qëndrimet e mia dhe nuk kam pranuar të bëhem palë me lidershipin aktual të PD sepse kam menduar se PD si parti që duhet të shkojë në rrugën e konservatorizimit duhet të jetë e vendosur tek ato partime që kam luftuar unë, kolegët e mi por dhe që janë një fakt sesi janë transformuar partitë e djathta firtuese në Evropë e SHBA, mbi këto partime të qarta, kontenporan, modern dhe patjetër edhe elastik./E.K-CNA.al

Si do jetë e ardhmja e PD?/ Kulluri flet ?pa doreza?: Në parti duhen rikthyer disa principe kryesore

Situata politike/ Dy arsyet pse viti 2022 do nisë i tensionuar

Lajmet e fundit nga