LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëntë gjërat që mësuam mbi alienët gjatë vitit 2021

3 Janar 2022, 09:01, Blog CNA
Nëntë gjërat që mësuam mbi alienët gjatë

Nga Brandon Specktor ?Live Science?

Viti 2021 u dha shumë argumente për të diskutuar kërkuesve të së vërtetës dhe gjuetarëve të alienëve. Por nga ana tjetër u dha edhe shumë përgjigje, falë një raporti të shumëpritur të Pentagonit mbi pamjet e UFO-ve nga ushtria amerikane, deri tek njohuritë e reja mbi ekzoplanetet e banueshme, apo mbi të vërtetën rreth të ashtuquajturit ?sinjal alien? nga ylli më i afërt i Diellit. Ja çfarë është mësuar mbi alienët në vitin që po lëmë pas:

1. UFO-t janë realë, dhe këtë e di edhe qeveria amerikane

Në qershorin e këtij viti, Pentagoni publikoi raportin e shumëpritur mbi 144 sinjalizime UFO-sh midis viteve 2004- 2021. Nga njëra anë, raporti konfirmoi se ?shumica e objekteve fluturuese të paidentifikuara, përfaqësojnë ndoshta objekte fizike?, që variojnë nga zogjtë dhe balonat, deri tek pajisjet e huaja të mbikëqyrjes dhe projektet shumë sekrete të qeverisë amerikane. Por shumë nga episodet nuk kanë një shpjegim logjik.

2. Vrimat e zeza, mund të jenë centrale të furnizimit të anijeve aliene

Për shkak se vrimat e zeza mund të rrezatojnë deri në 100.000 herë më shumë energji sesa një yll si Dielli ynë, ato mund të jenë objektiva joshëse për qytetërimet aliene që kërkojnë të fuqizojnë ekspedita e tyre ndëryjore, shkruajnë autorët e një studimi të botuar këtë vit.

Për ta bërë këtë, alienët mund të përdorin struktura të teknologjisë së lartë të quajtura sferat e Dajzënit (objekte gjigante që thithin energji) për të vjedhur energji nga disku i lëndës së bardhë të nxehtë, që rrotullohet rreth horizontit të një vrime të zezë, dhe më pas ta rrezatojnë atë energji jashtë në hapësirë.

3. Planetët e alienëve, mund të mos duken aspak si Toka

Një studim i botuar në ?Astrophysical Journal? në muajin gusht, pretendon se planetet ?Hikeanë?, që janë deri në 2.5 herë më të mëdhenj sesa Toka dhe kanë oqeane të mëdha me ujë të lëngshëm nën atmosferë të pasur me hidrogjen, mund të jenë vendi ideal për jetën mikrobike, të ngjashme me ?ekstremofilët? që lulëzojnë në disa nga mjediset më të ashpra

të Tokës. Këta lloj planetësh janë të shumtë në galaktikën Rruga e Qumështit, dhe janë gjithashtu shumë të larmishëm. Disa sillen në orbitë shumë afër yllit të tyre pritës, të tjerët më larg.

4. Një nga hënat e Saturnit, ka ende potencial për të pasur jetë

Metani që shpërthen në Enkeladus, hëna e gjashtë më e madhe e Saturnit, mund të jetë një shenjë se jeta vlon në detin nëntokësor të Hënës, zbuloi një studim i muajit qershor. Në vitin 2005, sonda e NASA-s ?Cassini Saturn? zbuloi gejzerë që lëshonin në hapësirë grimca të akullit të ujit pranë polit jugor të Enkeladusit.

Mendohet se ky material vjen nga një oqean i madh me ujë të lëngshëm, i cili ndodhet nën guaskën e akullt të hënës. Veç ujit u gjetën edhe elementë të tjerë, përfshirë dihidrogjenin (H2), dhe një shumëllojshmëri përbërjesh organike që përmbajnë karbon, përfshirë metanin (CH4).

5. Shkencëtarët mund të jenë duke injoruar ?mbeturinat aliene? në sistemin tonë diellor

Sipas librit të fundit të astrofizikanit të Harvardit Avi Leb ?Jashtëtokësorët: Shenja e parë e jetës inteligjente përtej Tokës? botuar në janar 2021, objekti i çuditshëm në formë puroje ?Oumuamua?, që kaloi në sistemin tonë diellor në 2017, është thuajse me siguri pjesë e teknologjisë aliene. Lob argumenton se forma e pazakontë, shkëlqimi ekstrem dhe përshpejtimi i dukshëm, sugjerojnë se Oumuamua nuk është me origjinë natyrore, por një pjesë e teknologjisë aliene.

6. Mijëra botë aliene mund t?i kenë parë njerëzit duke u rritur

Ndërsa përpjekjet njerëzore për të zbuluar qytetërime aliene midis yjeve, kanë nisur vetëm në shekullin e kaluar, një studim i botuar në qershor në revistën ?Nature?, zbuloi se 1715 qytetërime aliene mund të na kenë vëzhguar prej mijëra vjet më parë. Ato ndodheshin gjatë 5.000 viteve të fundit në një kënd të përsosur të shikimit të Tokës, dhe më shumë se 1.400 prej tyre kanë ende sot një pamje të qartë.

Të gjithë këta yje qëndrojnë brenda rreth 300 vite dritë nga planeti ynë, dhe 75 prej tyre sillen në orbitë më pak se 100 vite dritë larg. Por nëse ndonjë qytetërim hipotetik që jeton në këto sisteme yjore, dëshiron apo jo të komunikojë me ne, kjo është një çështje tjetër.

7. Nuk ka asnjë mënyrë ?më të mirë? për të komunikuar me alienët

Ekspertja Joana Tompson e shqyrtoi këtë çështje këtë muaj, duke zbuluar se asnjë metodë nuk është e përsosur. Nga njëra anë, valët e radios janë një mënyrë joshëse për të komunikuar me jashtëtokësorët, pasi ato përshtaten në një hendek të përshtatshëm në spektrin elektromagnetik të quajtur ?vrima e ujit?, një frekuencë midis 1420-1720 Megahertz që ndihet relativisht pa shumë zhurmë në sfondin kozmik. Nga ana tjetër, valët e radios zgjerohen ndërsa udhëtojnë, gjë që do të thotë se çdo mesazh që dërgojmë, do të bëhet më i dobët sa më larg Tokës.

8. Teknologjia jonë mund të jetë drejt rrugës së zbulimit të tyre

Më 29 prill 2019, astronomët zbuluan një sinjal që rrezaton drejt Tokës, me sa duket nga Proksima Centauri, sistemi yjor më i afërt me diellin tonë, dhe shtëpia e të paktën një planeti potencialisht të banueshëm. Për shkak se sinjali ndodhej në një brez të ngushtë valësh radioje që prodhohen shumë rrallë nga avionët njerëzorë ose satelitët, studiuesit e interpretuan atë si një shenjë të mundshme të teknologjisë aliene.

9. ?Rrëmbimet? nga alienët, mund të jenë ëndrra të kthjellëta

Ëndrrat e kthjellëta, në të cilat njerëzit janë pjesërisht të vetëdijshëm dhe mund t?i kontrollojnë ato gjatë gjumit, mund të shpjegojë të ashtuquajturat histori të rrëmbimit nga alienët. Sugjerimi u bë në një studim të muaj korrik. Pretendime për rrëmbime të tilla, datojnë që në shekullin XIX-të. Rrethanat e rrëmbimeve tingëllojnë shpesh si ëndrra, dhe shkaktojnë ndjenja terrori dhe paralize tek ata që i shohin.

Shkencëtarët nxitën 152 njerëz që shohin  shpesh ëndrra të kthjellëta, që të ëndërronin për takime me alienët, dhe zbuluan se jo pak prej tyre raportuan ëndrra që i ngjanin përshkrimeve aktuale të rrëmbimeve të supozuara nga alienët./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga