LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në nder të zotit antik romar/ Ky është kuptimi i muajit janar

3 Janar 2022, 19:47, Kuriozitete CNA
Në nder të zotit antik romar/ Ky është kuptimi i muajit

Çdo vit kalendarik nis me muajin janar dhe kjo është një simbolikë që e dinë të gjithë.

Por pse muaji i parë i vitit e ka marrë emrin janar? Ai është emëruar në nder të një zoti antik romak.

Janari është emërtuar në nder të Janus apo Januaris, që nga romakët e lashtë konsiderohej si mbrojtësi i dyerve dhe portave, që simbolizojnë fillimet dhe mbarimet.  Ndryshe nga zotërit e tjerë si Poseidoni, Venusi apo Apollo, Janus ishte më pak i njohuri ndër ta.

Janus njihej si nisësi i jetës njerëzore, i transformimeve mes stadeve të jetës dhe i ndryshimeve nga njëra periudhë historike në tjetrën. Romakët e lashtë besonin se Janus ndikonte në jetët e tyre, në martesa, lindje dhe vdekje. Ai parashihte ngjarje sezonale si mbjelljet, korrjet, ndryshimet dhe vitin e ri. Referuar mitologjisë romake, Janus apo Januaris ka qenë prezent kur filloi bota, si zot i portave. Madje, ai konsiderohej se ishte roja i portës së Parajsës.

Duke qenë se ai konsiderohet lidhja mes të shkuarës dhe së ardhmes, mes asaj që ka ndodhur dhe asaj që do të ndodhë, Janus portretizohet me dy fytyra, ku njëra sheh para dhe tjetra pas./CNA.al

Lajmet e fundit nga