LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Përplasja” mes komisioneve të Vettingut/ KPK: Kemi hetuar në mënyrë të paanshme

2 Janar 2022, 16:50, Vetingu CNA
“Përplasja” mes komisioneve të Vettingut/ KPK: Kemi hetuar

Kolegji i posaçëm i Apelimit ka rrëzuar disa nga vendimet që KPK  ka marrë për subjekte të caktuara.

Të paktën në 18 vendime, 1 që i përket vitit 2018, 8 vendime që i përkasin vitit 2019, 5 vendime të vitit 2020 dhe 4 vendime të viti 2021, KPA ka rrëzuar vendimin e KPK-së, duke vendosur për shkarkimin e subjekteve të rivlerësimit.

Lidhur me këto raste CNA.al ka pyetur KPK-në, se çfarë ka ndodhur?

KPK nuk ka pasur informacionet e duhura, nuk janë bërë hetime të thelluara, që KPA, ka ndryshuar vendime të KPK-së?

Por, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, këto nuk kanë ndodhur nga neglizhenca e tyre, apo mungesa e një hetimi të detajuar.

?Ju sigurojmë se Komisioni kryen hetim të thelluar, të gjithanshëm dhe të paanshëm për çdo subjekt rivlerësimi, duke garantuar një proces të rregullt ligjor.

 Vendimet e Komisionit nuk janë të formës së prerë dhe mund të ankimohen nga Institucioni i Komisionerit Publik (IKP) apo subjektet e rivlerësimit.

Shkaqet për të cilat bëhet ankim, si dhe vendimmarrja e Komisionit shqyrtohen dhe janë në kompetencë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

 Si një nga Kolegjet e Gjykatës Kushtetuese, KPA-ja po, ashtu, orienton KPK-në përmes jurisprudencës së saj lidhur me zgjidhjen e rasteve të njëjta apo të ngjashme me objekt rivlerësimi.

Për këtë arsye, ligjvënësi është kujdesur të zbatojë parimin e kontrollit gjyqésor duke parashikuar dy shkallë gjykimi, si shkallë të parë rivlerësimi KPK-në dhe si shkallë të dytë rivlerësimi KPA-në.

 Vendimet e Kolegjit janë përfundimtare, megjithatë subjektet gëzojnë të drejtën e ankimimit edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) dhe, kjo, në mënyrë që atyre t’u garantohet një proces sa më i drejtë?, thuhet në përgjigjen e KPK, fimosur nga sekretari i përgjithshëm Edmond Verçani për CNA.al

Nga ana tjetër KPK, teksa evidenton sfidat me të cilat janë prballur, shprehet se nëse do t;ju zgjatet mandati do të vijojnë punën me të njëjtin angazhim dhe seriozitet.

?Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë është një proces kompleks dhe i vështirë, për pasojë, Komisioni është përballur me sfida nga më të ndryshmet, por zbatimi i ligjit, përkushtimi dhe përvoja e këtyre viteve ka bërë që ato të tejkalohen me sukses.

Aktualisht, Komisioni është në pritje të vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjatjen ose jo të mandatit kushtetues. Nëse ky mandat do të zgjatet, Komisioni do të vijojë punën me të njëjtin angazhim dhe seriozitet për të rivlerësuar sipas ligjit të gjithë subjektet?, thuhet në përgjigjen e KPK-së./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga