PD në opozitë/ Demokrati ka një dëshirë për vitin 2022

2 Janar 2022, 14:00, Politikë CNA
PD në opozitë/ Demokrati ka një dëshirë për vitin

?Uroj te kemi zgjedhje politike te parakoheshme?. Kjo është dëshira për vitin 2022 e ish nënkryetarit të FRPD Lisandër Hoxha. Në një intervistë për CNA.al, ai gjithashtu uroi të gjithë shqiptarët që të kenë më shumë shëndet dhe mirëqenie për familjen e tyre.

?Urimi im, si për çdo shqiptar është të lëmë pas 2021 dhe të udhëtojmë në një realitet të ri me më shumë shëndet, siguri, ligj dhe mirëqenie. Sigurisht, uroj të kemi zgjedhje politike të parakoheshme, si dëshirë për 2022. Kështu do të vërtetohej se PD e demokratëve është mazhorancë politike, të cilës iu shit fitorja nga Basha?, tha Hoxha.

Ai gjithashtu komentoi edhe skandalin e ndodhur me shpërndarjen e të dhënave personale të mijëra qytetarëve. Sipas Hoxhës, përgjegjëse për këtë është PS, e cila në shkelje të ligjit po kërkon të ndërtojë identikitin e zgjedhsve.

?Publikimi i të dhënave personale tregon qartë se si PS e ka përdorur pushtetin në shkelje të ligjit për të ndërtuar identikitin e zgjedhësve. Këto janë qartësisht shenja se si zgjedhjet u blenë. Nga ana tjeter, këto materiale të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga organet shtetërore dhe të përdorura nga zyrtarët më të lartë të PS, nuk dolën rastësisht. Mendoj se qarkullimi i tyre ishte një kovë me ujë në oborrin e shkretuar të Lulit. Ishte një tentativë për të zhvendosur vemendjen e opozitarëve, të cilet prej 3 muajsh kanë vetëm për qëllim largimin e Bashës. 

Këto strategji janë diskutuar në darkën e vonë mes Bashës, Taulant Yaris dhe Erion Inceneratorit.

Sigurisht që nuk do shpëtojnë dot as Bashën dhe as Ramën sepse opozita u zgjua nga koma bashiste dhe nuk ndalet më?, deklaroi ai.

I pyetur se çfarë pret nga viti 2022, Hoxha tha: ?Për 2022 e di se na presin sfida të mëdha politike, të cilat do kërkojnë angazhim më të madh. Ajo çfarë shpresoj është të administroj kohën familjare dhe atë publike?.

Sa i takon festimeve natën e ndërrimit të viteve, Hoxha u shpreh se do i kaloj me familjen në Shqipëri.

?Festat do i kalojmë në Shqipëri. Së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi kemi vendosur të mblidhemi me familjarët tanë?, tha ai./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga