Connect with Us

Afera KESH-NOA/ Skandali që “fundos” të besuarin e Ramës?

Denoncim

Afera KESH-NOA/ Skandali që “fundos” të besuarin e Ramës?

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al gjatë vitit 2021, ka qënë pranë lexuesve, duke publikuar dosje, afera, gjithmonë në interes të qytetarëve, dhe në interes të transparencës.

Një ndër dosjet, e cila duket se do rëndojë direkt në xhepin e qytetarëve, e denoncuar nga CNA.al me dokumente ekskluzive, nëpërmjet disa shkrimeve, është ajo e aferës KESH-NOA.

Sot, po risjellim edhe një herë për lexuesit këtë dosje, ky dyshohet se janë përfshirë më shumë se një institucion.

Bëhet fjalë për një çështje korruptive e prodhuar në sektorin energjitik. Faktet dhe dokumentat ngrenë dyshime se në këtë aferë të KESH, janë përfshirë ish-drejtori Benet Beci, apo edhe Autoriteti i Konkurencës.

Skandali ka nisur me  firmosjen e një kontrate mes KESH dhe kompaninë NOA-Energy.

Kontrata KESH-NOA

Afera KESH-NOA, ka nisur 14 orë para, se sa Benet Beci, ish-kreu i KESH-it, të largohej nga detyra me dorëheqje.

Me datë datë 4 Mars 2021, një ditë para dorëheqjes së Benet Becit, është realizuar një aferë korruptive që prek drejtpërdrejt xhepat e konsumatorëve.

Ky është fakti i parë që NOA i kërkoi KESH dhe ky institucion me vrap nën drejtimin në hije të Benet Becit, krijoi një situatë për të sjellë më pas një kontratë skandaloze deri dhe kriminale.

Me datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

Një shkëmbim energjie, apo një sasi që KESH duhet t’ia japë kompanisë private NOA Energy, e cila këtë sasi do t’ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.

Skandali, fillon tek oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi i energjisë elektrike në treg, për megavat, thuajse është “çmendur”. Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati.

Dhe kompania NOA Energy merr energji nga KESH dhe e shet. Dhe në rast se bëjmë një llogari të thjeshtë me një mijë megavat energji, një moment me një çmim tregu nga 300-400 euro për megavat, merr si të ardhura në bazë të çmimit në bursë nga 300 mijë-400 mijë euro.

LEXO EDHE:  Skandali në "Fiks Fare"/ Fëmijë, emigrantë, të vdekur dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it!

Këtë energji ia kthen KESH-it, në orët e para të mëngjesit. Pra, në orën 4 apo 5 të mëngjesit, kur çmimi në treg është diku më pak se 50 euro.

Çka tregon qartazi se sa më i lartë të jetë çmimi i energjisë në orën e pikut, aq më shumë fiton kompania private që merr energji nga KESH-i.

Pjesë e skandalit edhe Autoriteti i Konkurencës

Në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës, i cili ka miratuar kontratën në fjalë.

CNA.al ka siguruar ka siguruar dokumentet që tregojnë sesi Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë avantazh një kompanie që fiton miliona euro. Pra, kjo kompani, NOA Energy, është e vetmja që Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë të drejtë të marrë energji nga KESH. Duke krijuar kështu një monopol.

ERE paralajmëron skandalin

Një ndër dokumentat që shton dyshimet, për këtë kontratë, është pikërisht përgjigja e ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart. Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Por, ndërsa përgjigja e Autoritetit të Konkurencës ka ardhur me datë 12 mars, Entit Rregullator të Energjisë i është dashur një muaj për të kthyer përgjigje.

Në dokumentin që ka siguruar CNA.al, përgjigja e ERE është kthyer me datën 9 prill 2021. Pra, përgjigja e këtij institucioni nuk vjen tre ditë pas, por gati një muaj më vonë.(Lexo këtu)

Ndërsa me KESH dhe Autoritetin e Konkurencës gjithçka zgjidhet me “çelësin e artë”. Përgjigja vjen menjëherë dhe gjithçka është gati./CNA.al

Nga inceneratorët tek matësit e ujit, afera KESH-NOA dhe plehrat kimike/ Skandalet e denoncuara nga CNA.al

Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të paprekshmit?

Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve

Pse Basha nuk flet për aferën KESH-NOA?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Nëna me fëmijët në Gjermani/ Gjykata shqiptare i jep kujdestarinë të atit

Publikuar

-

Nga

Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë e Stop” në lidhje me një proces divorci të bërë në Tiranë, sipas të cilit 3 fëmijët i janë dhënë babait. Ky i fundit ka mbi 5 vjet, që nuk ka asnjë komunikim fëmijët.

Ana tregon, se në vitin 2015 u shpërngulën familjarisht në Gjermani, por për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale u nda me bashkëshortin.

Tre muaj pasi burri doli nga shtëpia, Shërbimi Social merr fëmijët për 23 muaj. Ana thotë, se ka bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Ish-bashkëshortin e kthen policia në Shqipëri dhe rastësisht më vonë, zonja merr vesh, që ishte divorcuar dhe fëmijët i kishin kaluar të atit nga gjykata shqiptare.

“Unë jam Ana Gjokola, jetoj në Berlin dhe kam 3 fëmijë. Në 2015 ne vijmë familjarisht për një jetë më të mirë në Gjermani. Ama dhuna psikologjike dhe dhuna verbale nuk na la, që të jetonim bashkë. Ndahemi. Në Janar ai doli nga shtëpia, në Prill fëmijët i merr Shërbimi Social për 23 muaj. Kam bërë 3 herë gjyqe në Berlin, për të fituar kujdestarinë e fëmijëve. Në Shkurt 2017 atë e ka dëbuar policia për Shqipëri. Në Dhjetor të 2017 unë i kam marrë fëmijët dhe kam rregulluar dhe letrat. Jam me letra gjermane dhe fëmijët i kam në shkollë, kanë një jetë normale. Unë aksidentalisht marr vesh, që unë isha ndarë dhe fëmijët i kanë kaluar babait. Pa asnjë lloj kontakti, pa e ditur për fëmijët, sesi janë, qysh janë, tek janë, ku janë. Ai ka thënë –“I ka braktis mami dhe ka ik me dikë tjetër.” Unë nuk i kam braktis fëmijët e mi për asnjë moment. Gjykata Shqiptare ia ka dhënë atij”, tha denoncuesja.

LEXO EDHE:  Publikimi i të dhënave personale/ Ministria e Financave mohon skandalin, “kërcënon” me padi

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet ruse të Lulzim Bashës/ Prokuroria bën lëvizjen e radhës

“Stop” shkoi në fshatin Allgjatë të Vaqarrit, për të takuar ish-bashkëshortin Lulëzim Feza. Por atje gjetën vëllain e tij.

Gazetarja: Si jeni? Unë jam Domenika, gazetare e Stop-it. Do kisha dëshirë të takohesha me Lulëzimin!

Vëllai: S’është këtu!

Gazetarja: Çfarë pune bën?

Vëllai: Punëtor i thjeshtë!

Gazetarja: Ndërtim? Ku?

Vëllai: Po, po!



Gazetarja: Punon në Tiranë!

Vëllai: Po!

Gazetarja: Vetëm Luli punon këtu, te shtëpia?

Vëllai: Po, Luli!

Gazetarja: Sa persona jeni në familje?

Vëllai: Gjithsej jemi 7!

Gazetarja: 7 persona! Vetëm Luli punon!

Vëllai: Vetëm Luli!

Vetë Lulëzim Feza pranon se punon punëtor dhe me pagën e tij jetojnë 7 veta, por nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fëmijët.

Kontakti im me fëmijët i fundit ka qenë përpara se të largohesha nga Gjermania.Unë kisha ditën e fëmijëve dhe më erdhi policia në darkë. Më thanë që do të kthehesh për Shqipëri. Po unë erdha këtu, kapa një avokat. Kam bërë shumë seanca gjyqi, e kam fituar. Gjyqtar kam pas Martin Dedën dhe gjyqin e kam fituar.  Psikologia nuk ka folur me fëmijët sepse nuk ka pasur asnjë lloj rekomandimi. Unë marr një rrogë 500 mijë lekë, mbaj 7 persona. Mbahet familja, si nuk mbahet familja”, tha ai./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Tani i lava duart…”, furrat e bukës pa kushte higjiene

Publikuar

-

Nga

Në kohën e përhapjes masive të Covid-19, “Stop” ka bërë një vëzhgim me kamera të fshehtë në furrat e bukës.

Ajo që bie në sy, është niveli i higjienës.

Në shumicën e furrave të bukës, tregtueset nuk përdorin doreza, duke e prekur me dorë një produkt të tillë si buka, që as lahet e as mund të dezinfektohet.

Furra 1

Qytetari: Jo, jo sa gramshe?

Shitësja: 450!

Qytetari: 450 gramshe. Ok! Bëj atë! Kështu dorezë nuk ke ti? Që të mos t’i kapësh bukët me dorë!

Shitësja: Tani i lava duart.

Qytetari: Nuk të them, që s’i lave, s’i ke të pastra, po është ajo.., mendimi. E kupton?

Shitësja: Faleminderit!

Furra 2

Qytetari: Atë rrethoren e fundit atje!

Shitësja: Kjo?

Qytetari: Sa është ajo?

Shitësja: Gjashtë!

Qytetari: 600 lekë?

Shitësja: Po!

Qytetari: Po ajo, që është si franxhollë?

Shitësja: 600 edhe ajo!

Qytetari: Jo atë! Kap atë tjetrën! Atë! Përdor ndonjë palë doreza, se kur i kap kështu me atë dorën nga ky Covidi e kështu, e kemi çikë problem!

Shitësja: Ke shumë të drejtë!

Qytetari: Ia kalofshi mirë! Mirupafshim!

Furra 3

Qytetari: Ajo, sa është?

Shitësja: 600-nd!

Qytetari: Po kjo me susam?

Shitësja: Kjo 400-nd, kjo 600-nd, këto 400-nd!

Qytetari: 400-nd?

Furra 4

Shitësja: 400-ndshe të voglat, 1 mijëshe, 700-nd e bardha.

Qytetari: Do më bësh një kështu? Vetëm të lutem vër ato dorezat se, kape kështu me dorezë, ngaqë është kjo punë e kovidit edhe…!

Shitësja: Cilën do?

Qytetari: Këtë këtu! Këtë këtu!

Shitësja: Një si kjo do?

Qytetari: Po, do na falësh, po…

Shitësja: Asnjë gjë mo, ashtu e do, ashtu e bëjmë.

Qytetari: Ngaqë kemi hequr çikë kështu.

Shitësja: Këtë do?



Qytetari: Po, atë! Urdhëro?

Shitësja: Vetëm kësaj gjëje, që s’i ruhesh dot. Buka kalon nga një dorë në një dorë, e kështu nuk ta them për ashtu hë…

Qytetari: Po ngaqë ju shkëmbeni dhe lekë…

Shitësja: Te sharra andej, po këtej, unë po të kem prekur, po të kem lënë, e kam te vetja njëherë, pastaj te të…

LEXO EDHE:  Publikimi i të dhënave personale/ Ministria e Financave mohon skandalin, “kërcënon” me padi

LEXO EDHE:  Skandali i Ramës/ Dje e akuzoi Haxhinaston, sot i bën drejtor ish-shefin e kabinetit

Qytetari: E marr vesh.

Shitësja: Po sa të vijë tek ty ajo, e kemi ngrënë ne të parat, po s’ke me ngrënë gjë hë për hë! Urdhëro! Mos ma merr për të keq, që ta thashë!

Qytetari: Jo, jo!

Shitësja: Absolutisht nuk është, çdo njeri ka ato të vetat. Gjashtë!

Furra 5

Shitësja: Mjafton 1/4-rtën?

Klienti: Po, ashtu!

Shitësja: I bie më pak fare, po më pak fare, unë s’mund ta lë këtë!

Qytetarja: Dua dy simite nga ato të voglat, të lutem!  Ohh pa doreza hë…, kovidi vuu hë…, është e frikshme, lërë të lutem, se s’ka gjë po e marr tani!

Shitësja: Jo më jo marrim tjetër ne, 200-nd. Mbaje kusurin!

Furra 6

Shitësja: E do të prerë, apo të paprerë?

Qytetarja: Të prerë! Bo, bo, pa doreza hë…, s’i përdorni fare?

Shitësja: Jo!

Qytetarja: Fare?

Shitësja: Po ne i lajmë duart, hamë dhe ne. Për Zotin para kokës time, nuk vë njeri.

Qytetarja: Aman, se i kam frikë, se Covidi sheshit.

Qytetarja: A s’ju thonë gjë këta pronarët?

Shitësja: Do shkojnë do i blejnë vetë ato, se s’do i blejmë ne. (Dorezat)

Qytetarja: Hë..!

Shitësja: S’na thonë gjë pronarët, do na i blinin vetë them, s’do i blejmë ne. (Dorezat)

Furra 7

Qytetarja: Sa kushton të lutem?

Shitësja: 400-nd!

Qytetarja: Ndonjë dorezë, ndonjë gjë, nuk përdoret hë..?

Shitësja: Jo, po lekët s’i kapim me dorë, me dorë përdorim bukën e bankës.

Qytetarja: Djalit?

Shitësja: Djalit ia dhashë pa ashtu.

Qytetarja: Ja dhe pa doreza.

Shitësja: Po. Po e ke problem xhanëm, unë s’mërzitem.

Qytetarja: Po thjesht, ngaqë kemi frikë edhe…

Shitësja: Po frikë, po nuk merret buka, se bukën e kemi 300 gradë aty dhe s’merr, vjen nga shumë gjëra të tjera.

Qytetarja: Kur preken lekët.

Shitësja: Jo, është e vërtetë ajo, unë i laj duart dhe i mbaj shumë të pastra, shërbej bukën, pastaj vij./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Bashkëshorti ka një lidhje tjetër, shëruesja: Futi një të tundur…

Publikuar

-

Nga

Në këtë fillim viti të gjithë kemi kuriozitet për fatin tonë apo duam të zgjidhim ndonjë problem. Një qytetare ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti ka një disfunksion seksual. Sheqeri dhe fërgesa janë zgjidhjet që i jep “shëruesja” e Qerretit.

Fallxhorja në Qerret të Lushnjes

Qytetarja – Mirë se të gjeta!

Fallxhorja – Si je? Si kalove?

Qytetarja – Mirë!

Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti?

Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në darkë, nuk do. Shkoj e prek, e përkëdhel…

Fallxhorja – Hë, hë!

Qytetarja – Si me ta thënë troç tani, nuk i ngrihet. Po kjo u bë kohë e gjatë dhe nuk është tani si muhabet dhe hajt po ia lëmë stresit, ose…

Fallxhorja – Sa keni të martuar?

Qytetarja – 9 vjet e gjysëm dhe mund të kemi me këtë situatë, ndoshta rreth 3 vite të themi.

Fallxhorja – Emri jot?

Qytetarja – Ana!

Fallxhorja – Po burri?

Qytetarja – Selim!

Fallxhorja – Ky është i lidhur, është i lidhur.

Qytetarja – Si është i lidhur?

Fallxhorja – I bllokuar, që mos të.., mos të bëjë kontakt. Magji me një fjalë.

Qytetarja – Ka magji?

Fallxhorja – Hë, hë…

Fallxhorja – E di Selimi, që ke ardhur këtu ti sot?

Qytetarja – Jo!

Fallxhorja – Po si do ia bësh ti?

Qytetarja – Si? Si qysh do ia bëj?

Fallxhorja – Ai ka nevojë që të hajë sheqer, do bëj fërgesë.

Qytetarja – Pse s’ia bëj dot unë ato, pa i thënë gjë Selimit?

Fallxhorja – Dëgjo tani këtu! Ke tre ditë, që do marrësh pak sheqer dhe do ta hedhësh këtu! Një sot!

Qytetarja – Hë, hë, po!

Fallxhorja – Një nesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Një pasnesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Këto duhen bërë paradite!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Ehh, acaroheni haheni për hiçgjë. Debatet e tuaja, llafet e tuaja më kupto… 3 ditë do hani sheqer nga ky! Ditën e tretë do marrësh spërkatje nga krevati ku flini! Po jo lart, merre poshtë! Dy të spërkatur edhe nxirre në rrugët pa u kuptuar! E mban mend?

Qytetarja – Po, po!

Fallxhorja – Do vazhdosh këtë dhe do shikosh edhe do komunikojmë prapë!

Qytetarja – Ok! (I jep 5 mijë lekë) Shumë faleminderit!

Një tjetër qytetare shkon tek një fallxhore në Pajovë, pasi i shoqi ka një lidhje tjetër. “Këshilla” e parë e bamirëses është, që ta tundë mirë për flokësh rivalen.

Qytetarja – Si jeni?

Fallxhorja – Ça halli ke?

Qytetarja – Burri ka një tjetër. E kam kapur vetë.

Fallxhorja – Ka tjetër?

Qytetarja – Hë, hë..!

Fallxhorja – Sa kalamaj ke ti?

Qytetarja – Dy. Si t’ia bëj, pa mirë?!

Fallxhorja – Aty, aty! Ku të vesh? Ku të ikësh? Bjer mua një robë, ça i ke atij me atë tjetrën! Ajo me burrë është?

Qytetarja – Ajo me burrë.

Fallxhorja – Paska tjetër ai nën dyshek, qëni i mutit! Nuk e kape prej lesh koke atë buçen njëherë më?

Qytetarja – Eh, po…!

Fallxhorja – Qysh, epo…?

Qytetarja – Ta kisha kapur atë unë, po…

Fallxhorja – E kapje, e tundje njëherë, tundje! Nuk të pëlqen burri jot buçe, më? Të më ndash fëmijët nga babai i vet? E tundje më njëherë, e tundje! Bjere mua! (Fotografinë)

Fallxhorja – Gomari, po s’qenka as i ri, o..!

Fallxhorja – Nuk do t’i kërkosh atij: Jo ti këtu, ti aty, se ftofet burri nganjëherë fare, kur ju thua kshu e të ikën fare.

LEXO EDHE:  Skandali/ Policia mbyll muzikën në mes të ditës në plazhet e Sarandës

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet ruse të Lulzim Bashës/ Prokuroria bën lëvizjen e radhës



Fallxhorja – Unë të kam lëndosur ty. Pikë! Unë e di dhe mund të mos bëhet as për një femër të huaj, përveçse me … gruas së vet.

Qytetarja – Këtë, ku ta vë?

Fallxhorja – Futja në jastik, brenda!

Qytetarja – Në regull! Sa të detyrohem?

Fallxhorja – Nuk ka me detyrim.

Qytetarja – Jo, jo! Më thuaj, sa të detyrohem!

Fallxhorja – Hajt me këmbë të mbarë!

Qytetarja – Faleminderit! Shumë faleminderit!

Shëruesi në Floq (Cërrik)

Qytetarja – Si kaluat?

Shëruesi – Për kë e ke?

Qytetarja – Për vjehrrën!

Shëruesi – Ça e quajnë?

Qytetarja – Më ka gjetur belaja.

Shëruesi – Ça e quajnë?

Qytetarja – Hatixhe!

Shëruesi – Ça problemi, ça kërkon?

Qytetarja – Më ka futur në sherr me burrin. Ka 15-vjet, që i ka vdekur burri i vet, rri me ne në Itali. Kemi qenë bukur e mirë.

Shëruesi – Atje është, rri me ju ajo?

Qytetarja – Me ne.

Qytetarja – Dy rrugë ka, ose do ndahem unë nga burri, ose do martoj vjehrrën!

Shëruesi – Jo, jo, larg qoftë! Jo!

Qytetarja – Epo, do martoj vjehrrën, pra!

Shëruesi – Ka pretendime?

Qytetarja – Më ka lodhur, më futi në sherr.

Shëruesi – Të ka lodh po…

Qytetarja – Burri as fle më me mua, asnjë gjë!

Shëruesi – Ti se ke mirë burrin njëherë, në rradhë të parë.

Qytetarja – Po burri ka qenë për mrekulli, po prej asaj është bërë…

Shëruesi – Epo është bërë prej asaj, po nuk di t’i ndaj gjërat ai, t’i vendosë pikën mbi “i”, ti none e ke këtu vendin, këtu s’ke të drejtë të hysh! E ka ai fajin, që s’i jep rrugë as kështu as ashtu! Duhet me ia thënë nja dy llafe. Çfarë kuptimi ka kjo? Që fut në sherr dynjanë?…

Qytetarja – Aman më ndihmo, ta martoj!

Shëruesi – Ana ti regulloje këtë! Mbaje me vete këtë në të zezë! Kjo e ka me ty të gjithë sherrin, nuk ka me të tjerët.

Shëruesi – Këtë fute kështu, siç e ke, pa emër!

Qytetarja – Ok! Po s’është se kontrollon aq ajo.

Shëruesi – Kur të shkosh në shpi, hiqe këtë letrën me një dorë edhe rregullo trekëndëshin e vogël.

Qytetarja – Ok! Kjo është për vjehrrën?

Shëruesi – Kjo është për burrin, vjehrra ka vetëm sheqerin.

Qytetarja – Ta martoj, se më nxiu jetën!

Shëruesi – Merre këtë!

Qytetarja – Vjen burri, s’fle me mua, se…

Shëruesi – Sheqerin bëja asaj, që…,në forma të ndryshme! Merr ndonjë rrobë tënden, merr edhe gjysmë kilogramë sheqer, merr edhe një rrobë të burrit!

Qytetarja – Në rregull!

Shëruesi – Në rregull!

Qytetarja – Ok!

Shëruesi – Po i more asaj ndonjë rrobë kështu, e vesh ajo?

Qytetarja – Po mo, i vesh.

Shëruesi – E vesh, merri e një kshu ti! Sille këtu pastaj!

Qytetarja – A do ta martoj?

Shëruesi – Do ikësh një me ti.

Qytetarja – Sa të detyrohem?

Shëruesi – Asnjë gjë. Këtu s’jemi në Pazar, po ik ashtu! Këtu je për hall, s’jemi për mall!

Qytetarja – Shumë faleminderit! Të rujt Zoti! Faleminderit!

Shëruesi – Hajde këtu në orën 5 të mëngjesit!

Qytetarja – Ok!/tvklan.al

LEXO TE PLOTE