LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Papa Françesku vlerëson rolin e grave për paqe

1 Janar 2022, 13:50, Kosova & Bota CNA
Papa Françesku vlerëson rolin e grave për paqe

Papa Françesku e nisi vitin e ri duke vlerësuar aftësitë që kanë gratë për të sjellë e mbështetur paqen në botë ndërsa krahasoi dhunën ndaj tyre me një ofendim kundër Zotit.

Kisha Katolike shënon 1 Janarin si një ditë kushtuar paqes në botë me një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit.

Nënat dinë të kapërcejnë pengesat dhe mosmarrëveshjet si dhe të rrënjosin paqen tha Papa Françesku gjatë meshës.

Ata i shndërrojnë problemet në mundësi për rilindje dhe rritje. Ne kemi nevojë për njerëz të tillë, të aftë për të thurur fijet e bashkimit në vend të konfliktit dhe ndarjes“, tha ai.

Papa Françesku bëri thirrje për të mbështetur e mbrojtur gratë, si dhe që t’i jepet fund dhunës kundër tyre. Të lëndosh një grua është si të fyesh Zotin, tha ai.

?Të gjithë mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një botë më paqësore, duke filluar nga zemrat e çdo personi dhe marrëdhëniet në familje, pastaj brenda shoqërisë e deri te marrëdhëniet mes popujve dhe kombeve?, shkruante Papa Françesku në një postim në Twitter përpara meshës me rastin e Vitit të Ri./VOA

Lajmet e fundit nga