LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

MSH nxjerr shifrat/ Viti nis me mbi 400 raste të reja dhe një humbje jete

1 Janar 2022, 16:29, Lifestyle CNA
MSH nxjerr shifrat/ Viti nis me mbi 400 raste të reja dhe një humbje

Ministrria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës së Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH në 24 orë janë kryer 3068 testime, 482 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 311 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3068 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 482 qytetarë, në këto bashki:

225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.

Janë 6419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 311 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga